Futboll Seria A Sport

“LUFTË E HAPUR” MES DY KLUBEVE/ Juventusi “bllokon” lëvizjet e Marottas dhe Interit, ja planet e tjera “Zikaltër”

Me kalimin e Giuseppe Marottas nga Juventusi te Interi, një tjetër luftë është hapur mes dy klubeve. Futbollistët që ish-administratori i përgjithshëm i Juventusit kishte fiksuar, tashmë po përpiqet t’i afrojë në “San Siro” në kahun zikaltër. Edhe pse, aleati i bardhezinjve është Ronaldo, që afron yjet, por sidomos agjenti Mendes. Kështu, emrat që janë duke u diskutuar mes dy klubeve janë tre, të paktën për momentin: talenti i Bragës, Trincao, mbrojtësi i Genoas, Romero, por edhe Ramsey i Arsenalit. Për futbollistin portugez, Interi e ka të pamundur që të futet në garë, për faktin se bardhezinjtë thuajse e kanë siguruar për 15 mln euro.

Ndërkohë, edhe uellsiani i ka dhënë fjalën, me një rrogë 6,5 mln euro në sezon dhe 1 mln bonus, por sidomos 10 mln euro komision agjentit. Garohet për Romeron e Genoas, edhe pse po këtu, “Zonja” është në avantazh, duke qenë se ofron 20 mln euro.

Interi është hedhur në sulm për Benassin e Fiorentinas. Për të arritur të mesfushori, po përgatit planin për të sakrifikuar tre futbollistë. Mes tyre është i riu Karamoh, i huazuar te Bordeaux. Ndërkohë, edhe Candreva e Gagliardini mund të largohen, por për ata rroga është nyja kryesore, pasi për ekipet mesatare nuk mund të përballohen.

Kapitulli “Bazao”: Portieri brazilian që luan me Cruzeiron dhe tepër i talentuar, po monitorohet nga Braida. Handanovic mund të jetë në fundin e tij dhe madje një largim i sllovenit verën e ardhshme është mëse i mundur. Por, duke qenë ekstrakomunitar, atëherë duhet që një klub “mik” i zikaltërve ta marrë në huazim deri në një farë kohe. Flitet për Chievon ose Valladolid, por duhet parë se si do të procedohet.

Përtej Oqeanit, një tjetër emër ka zgjuar dëshirën e Interit. Flitet për Almendran, ku edhe Napoli është futur në garë. Talenti i Boca Juniors, që mund të jetë si Bentancur te Juventusi, vlen jo më pak se 20 mln euro. Kështu që duhet oferta e duhur. Napoli ka tentuar, por Boca ka refuzuar.

Miranda është me valixhe në duar dhe ka kërkuar të largohet. Braziliani ka oferta, por ende nuk ka vendosur. Në Emirate e kërkojnë gjithashtu, duke i ofruar shuma të mëdha. Nëse do të ikte, atëherë Interi ka një plan për të riun danez, Andersen, nga Sampdoria, që e vlerëson jo pak por të paktën 15 mln euro.

Sa i përket situatës së Gabigol, sigurisht që do të huazohet sërish pasi me Santosin e ka mbyllur, por agjenti u shpreh: “Dua të flas me Spallettin, pasi Gabi dëshiron një mundësi me Interin, gjatë fazës përgatitore të dimrit”.

Interi ndjek gjithashtu edhe Barellan e Cagliarit, për të cilin tashmë është hapur një ankand i vërtetë.

Por, nyja më e rëndësishme quhet “Icardi”. Rinovimi i famshëm nuk po vjen dhe Real Madridi vijon ta mbajë në shënjestër, ashtu si Wanda Nara nuk denjon të ulet në tavolinë me Interin, pasi kërkesat e saj nuk përputhen me propozimet e klubit.

Në fund, mund të bëhet një tentativë për De Paul të Udineses, që kërkon 25 milionë euro.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një asist nga Lukic, Tadic ndëshkon Portugalinë (VIDEO)

Delo.autor

I THUR ELOZHE “MAGJISTARIT”/ Neville: Ka kthyer lojtarë 30 milionësh në 130 milionësh

Delo.autor

PHOTO OF THE DAY/ Mbappe kapet “mat” duke parë ndeshjet e radhës së Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment