Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E VËSHTIRË TEK MILAN/ Nga Milinkovic-Savic tek Carrasco, “UEFA” ka…

Frenimi i ardhur nga UEFA ka prishur jo pak punë te Milani, që po përpiqet të balancojë investimet me arkëtimet nga futbollistë që pritet të largohen. Mes tyre, Fabio Borini, drejt Kinës, ku Shenzen ka një akord me sulmuesin për 5 mln euro në sezon, por duhet të kënaqë kërkesën e kuqezinjve (duhen të paktën 8,5 mln euro).

Edhe Montolivo, Bertolacci por sidomos Laxalt janë në shitje. Pikërisht uruguajiani është i kërkuar në Premier, ku Newcastlle i Benitez është gati të paguajë nga 12 deri në 14 mln euro. Pritet të largohet edhe Antonio Donnarumma, vëllai i Gianluigi Donnarummas, portierit titullar. Me këto largime, Leonardo dhe Maldini synojnë që të kursejnë rrogat, që të gjitha bashkë mund të sillnin në arkat e klubit diçka te 10 mln euro. Një shifër kjo që mund të ndahet në dy afrime cilësore.

Endrrat – Nëse nuk do të kishte ardhur letra e UEFA-s pa blerjes së brazilianit Paqueta, por edhe vendimi i rreptë i Nyonit, sigurisht që sot do të flisnim për një merkato yjore të “Djallit”, me Elliott gati të investonte fort dhe mirë. Në fakt, amerikanët kishin gati plot 200 mln euro për janarin. Mes ëndrrave, njëri në krye: Milinkovic-Savic.

Vazhdon të jetë dëshira e Leonardos dhe mesfushori ka një fjalë të dhënë me kuqezinjtë që prej verës së shkuarës. Lotito është nga ata presidentë që duan para “kesh” dhe shumë, por nuk do të bënte rezistencë. Plani ishte që të përfshihej kartoni i Laxalt, 9 mln euro huazim dhe 70 mln euro të tjera të ndara në dy verat e ardhshme. Serbi vazhdon të ndiqet dhe në verë mund të vijë edhe goditja e madhe, pasi edhe CAS të jetë shprehur për dënimin e Milanit, duke përmbysur sërish gjithçka dhe ridhënë frymëmarrje.

Në anën tjetër, mesfushori që pëlqehet është Barella i Cagliarit. Edhe pse u duk se Milani ishte shumë mbrapa Interit dhe Juventusit, fakti është që kuqezinjtë janë futur të parët dhe madje me kontakte konkrete. Duhen 50 mln euro për të bindur Cagliarin për talentin e mesfushës, ndërsa Leonardo ishte gati të mbyllte gjithçka, por sërish UEFA ndali objektivin.

Konkretësia – Dy janë emrat që Milani po ndjek. Bëhet fjalë për lojtarët e Sassuolos, Duncan dhe Sensi. i pari kushton rreth 18-20 mln euro, ndërsa i dyti te 25 mln euro. Milani e di mjaft mirë se nuk mund të shpenzojë shumë, ndaj do të provojë me huazim me të drejtë blerje të fshehur me detyrim.

Sassuolo nuk dëshiron t’i humbasë që tani. Ndërkohë, Muriel ishte kërkuar në ditët e fundit pasi edhe Gattuso dha “ok”, por kishte fjalë me Fiorentinan. Sa i përket Paredesit, Zenit është kockë e fortë dhe do 25 mln euro dhe tani. Manolo Gabbiadini, sakaq, ishte thjesht një sponsorizim, një lajm i nxjerrë nga agjenti i sulmuesit.

Pëlqimi – Por, cili është objektivi i vërtetë. Tentativa po bëhen, madje konkrete, për belgun Carrasco që luan në Kinë, te skuadra DL Yifang, e cila e bleu për shifrën 40 mln euro nga Atletico Madrid. Lojtari fiton 10 mln euro në sezon dhe kjo është pengesa më e madhe. Nëse ai nuk ul pretendimet, atëherë bëhet e vështirë që kuqezinjtë të provojnë goditjen. Një “like”, ose “pëlqim” i tij te lajmi që Milani po e ndjek ka bërë tifozët që të ëndërrojnë.

Carrasco është i lodhur nga Kina dhe dëshiron të kthehet në Europë, për të fituar edhe vendin te Belgjika sërish. Por, duhet të ulë pretendimet. Milani është gati t’ia kërkojë në huazim me të drejtë blerje klubit kinez dhe Gattuso ka dhënë “ok” për këtë operacion.

Talenti  – Gjëja e fundit, por jo më pak e rëndësishme. Shefi i scout, i ardhur nga Monaco, menjëherë ka kryer detyrën e parë, ose “vjedhjen” e parë: në Principatë është bllokuar talenti francez i ri, Leroy Abanda, i datëlindjes 2000. Me parametra zero, pasi nuk do të rinovojë. Kuqezinjtë do të paguajnë vetëm formimin e tij. Abanda luan në të majtë të mbrojtjes. Ai është pjesë edhe e Francës U-19.

Related posts

Flamurtari sa shumë shpenzime dhe sërish pa Europë

Sadik.Autor

GJEN ZËVENDËSUESIN E NEYMAR/ PSG gati 90 milion euro për sulmuesin 24-vjeçar…

Delo.autor

Serena Williams kalon me lehtësi në finalen e Wimbledon, sfidon Kerber

Isa.Autor

Leave a Comment