Futboll Sport

Lukaku kundër të gjithëve: Mourinho bëri shumë, meriton respekt

Jose Mourinho ka bërë shumë për Manchester Unitedin, thotë Romelu Lukaku, me portugezin që meriton respekt për punën që bëri. Duke marrë frenat e drejtimit në “Old Trafford”, verën e vitit 2016, trajneri i sprovuar fitoi tre trofe me “Djajtë e Kuq”.

Mourinho pati një situatë problematike në sezonin 2018-2019 dhe u shkarkua nga detyra në dhjetor. Ole Gunnar Solskjaer ka qenë impresionues si pasardhës i tij, duke marrë tetë fitore të njëpasnjëshme, por Lukaku nguron të tërhiqet nga diferencat mes trajnerit që e ka afruar atë për 75 milionë euro dhe atij që aktualisht është në krye.

Sulmuesi ndërkombëtar i Belgjikës i tha “Eleven Sports”: “Nuk do të krahasoj dy trajnerët. Unë besoj se Mourinho ka bërë shumë për këtë klub. Ai fitoi trofe, kështu që kam shumë respekt për të. Jose është trajneri që më ka afruar këtu”.

Lukaku ishte pothuajse i garantuar si titullar me Mourinhon në krye. 25-vjeçari mburret me mbështetjen e plotë të një trajneri, që kishte besim të palëkundur tek ai. Kjo nuk ndodh më me Solskjaer, i cili pëlqen më tepër Marcus Rashford si një sulmues qendror.

Lukaku ende duhet të fillojë një ndeshje të Premier League me trajnerin e ri të përkohshëm të Manchester United, por është i lumtur që skuadra e tij është kthyer bindshëm në garën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve me një vend në “top 4”. Ai shtoi: “Solskjaer sapo e ka filluar historinë e tij këtu. Unë shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, ta përfundojmë në katër vendet e para dhe të fitojmë një trofe”.

Related posts

“JE NJË SULMUES M*TI”/ Milan “lëshon tentakulat” në Francë për portierin që ofendoi Ibra-n, ja emri…

Delo.autor

MERKATOJA E VERËS DREJT FUNDIT/ Milan kërkon të bëjë një shkëmbim lojtarësh me klubin…

Delo.autor

ZYRTARE/ “Tërmet” në Itali, Roberto Mancini largohet nga përfaqësuesja “azzurre”, jep dorëheqje të parevokueshme

F.autor

Leave a Comment