Futboll Sport

MALLKIMI MBI DEMBELE/ Bie alarmi te Barcelona (FOTO)

Deri në atë moment ishte pikërisht Ousmane Dembele protagonist kryesor në radhët e Barças gjatë përballjes ndaj Leganes, të fituar me rezultatin final 3-1. Francezi ishte autor i një goli fantastik që i dha katalanasve epërsinë, sikurse dhe me disa asiste për Coutinho &Co, por kjo deri në minutën e 69’, kur një dëmtim e detyroi francezin të largohet nga fusha e lojës para kohe.

Dembele rrëshkiti në fushë, këmba e tij e majtë u bllokua dhe pas verifikimeve të para nga ana e mjekut të Barças, u mor vendimi i detyrueshëm për zëvendësimin e Dembele. Mjeku konfirmoi për trajnerin Valverde se bëhej fjalë për një dëmtim të gjurit dhe kaviljes së majtë.

Gjithsesi, do të jenë orët në vijim që do të saktësojnë nivelin e dëmtimit, sikurse dhe periudhën e rekuperimit të francezit Dembele, i cili sot luajti ndeshjen e tij të 50-të me fanellën e Barcelonës. Fat i keq për francezin që po përjetonte formën e tij më të mirë.

Related posts

Formacionet zyrtare/ 3 “ish” te Kamza duan fitoren ndaj Partizanit, ja si rreshtohen ekipet

Sadik.Autor

GRUPI “SUNING” NË KRIZË DHE INTER DRIDHET/ Presidenti Zhang ngre alarmin: Jemi në luftë, nuk ka më…

Delo.autor

ANALIZA/ Inzaghi ringjalli yllin Dzeko, por skemat i tij coptojnë repartet

Delo.autor

Leave a Comment