Futboll La Liga

Arda Turan bën gati ‘valixhet’, surprizon me klubin e ri

Aventura e Arda Turan te Barcelona mund të konsiderohet e mbyllur.

I transferuar te katalanët në verë të 2015-ës nga Atletico e Madridit për 34 milionë euro, plus bonuset, mesfushori turk asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë, duke luajtur në total 36 ndeshje në kampionat për dy vite kalendarike.

Sipas shtypit turk, Besiktasi është shumë pranë firmës me lojtarin, madje kjo mund të ndodhë pa u mbyllur viti.

Menaxheri i Turan, Ahmet Bulut, do të takohet në ditët në vijim me presidentin e Besiktasit. Te skuadra nga Stambolli, që drejtohet nga Senol Gunes, në të njëjtin rol luajnë edhe Quaresma, Balel dhe Lens.

Related posts

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Flet trajenri Duro: Një gol na krijoi tentsion, por…

Delo.autor

CR7 RIKTHEHET NË “OLD TRAFFORD”/ Numri 7 është i zënë tek Manchester United, cilin numër do të marrë Ronaldo

Delo.autor

Të gjithë të “çmendur” pas mesfushorit të Juventusit, zbulohen lëvizjet e fundit pa nisur ende merkatoja

Sadik.Autor

Leave a Comment