Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UTD – BRIGHTON/ “Djajtë e Kuq” kërkojnë të vazhdojë rekordin e përsosur (FORMACIONET ZYRTARE)

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, veçse ka hyrë në histori të klubit duke u bërë trajneri i parë që arrin t’i fitojë gjashtë ndeshjet e para të zhvilluara në këtë pozitë. Fitoren e shtatë radhazi mund ta sigurojë sot në orën 16:00, në ndeshjen e Premierligës kundër Brightonit.

“Djajtë e kuq” do të tentojnë t’i argëtojnë tifozët në Old Trafford duke e mposhtur Brightonin, që në renditjen të Premierligës është plot 15 pikë larg dhe shtatë vende më poshtë se Manchester Unitedi.

Skuadra e Solskjaer ka arritur ta mbajë portën e paprekur për tri ndeshjet e fundit, pasi kishin pranuar ta paktën një gol në tetë ndeshjet paraprake. Përmirësim i skuadrës është parë edhe në fazën e sulmit, pasi që Manchester Unitedi, nën drejtimin e norvegjezit, i shënon mesatarisht 3.25 gola në një ndeshje.

Brightoni pësoi disfatë kundër Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Premierligës, me rezultat 1-0, për shkak të një penalltie të shënuar nga Mohamed Salah. Skuadra e Chris Houghtonit i kanë humbur 5 nga shtatë ndeshjet e fundit kundër klubeve të mëdha angleze.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Manchester United:

Brighton:

Related posts

TASHMË ËSHTË NJË HAP LARG INTER/ Ja shifra e “çmendur” që Marotta ofron për Romelo Lukakun

Delo.autor

U kryqëzua për miqësoret e humbura/ Tekniku i Kombëtares shfajësohet: Kishim…

Isa.Autor

PRITJES I VJEN FUNDI/ Kimmich vendos përfundimisht për të ardhmen

F.autor

Leave a Comment