Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Botërori i lë me “pasoja” tërë jetën, tifozët e Anglisë nxituan me tatuazhet (FOTO)

Shkuarja deri në gjysmëfinale të Botërorit të Rusisë ka qenë një sukses për Anglinë, sepse kishte vite të tëra që nuk mbërrinte deri këtu. Lavdet për trajnerin Gareth Southgate dhe të tijtë nuk kanë munguar, edhe pse zhgënjimi i eliminimit në gjysmëfinale ndaj Kroacisë, teksa “Tre Luanët” e panë veten në avantazh shumë herët, që në minutën e pestë, është i pranishëm në ishull.

Entuziasmi i tifozëve anglezë kishte arritur kulmin, sa pas kalimit me sukses të çerekfinaleve, ata nxituan ta konsideronin veten kampionë të botës. Dhe e përjetësuan këtë gjë paraprakisht, në trupin e tyre, përmes tatuazhesh nga më të ndryshmet.

Fati e deshi që të munden përballë Kroacisë, në kohën shtesë, dhe të mos shkojnë dot as në finale, jo më të ngrenë në qiell trofeun e shumëlakmuar. Ndaj, ky zhgënjim do t’i ndjekë përjetë ata tifozë anglezë, të cilët lanë shenja të hidhura në lëkurën e trupit të tyre. Më poshtë po ju tregojmë disa nga të tilla “pasoja”…

Related posts

TRI SHTETE NË ALARM/ Tifozët e “Euro 2020” po infektohen masivisht

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Luftëtari e Vllaznia, gjithçka për gjithçka

Sadik.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Milik-Dzeko, dita vendimtare për Roma dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment