Futboll Sport

MARRIN FUND DYSHIMET/ Guardiola “shtrëngon rripin”: Nuk paguajmë 112 milionë euro për një mesfushor

Manchester City është duke menduar tashmë për pasuesin e Fernandinhos, i cili do të mbushë 34 vjeç majin e ardhshëm. Një nga emrat, i përfolur si zëvendësues i mundshëm, është Ruben Neves i Wolverhampton. Pikërisht te ky lojtar do të fokusohet më shumë trajneri katalanas gjatë ndeshjes së mbrëmjes së sotme, që fillon në orën 21:00, Manchester City-Wolverhampton.

Rreth një muaj më parë, shtypi britanik spekuloi mbi një ofertë të “qytetarëve” prej 112 milionë eurosh për Neves, një shifër që, sipas fjalëve të Guardiolës, kampioni aktual i Premier League nuk është i gatshëm t’i paguajë:

“Kjo nuk do të ndodhë, nuk do të paguajmë 100 milionë paund për një mesfushor. Profili i Fernandinhos është veçanërisht i vështirë për t’u gjetur. Ai e njeh më së miri Premier League dhe, pas tri vitesh së bashku, di gjithçka për futbollin anglez. Kjo është shumë e rëndësishme. Ne e dimë se sezonin e ardhshëm do të mbushë 34 vjeç dhe nuk mund të luajë çdo ditë”.

Guardiola donte të theksonte se këtë sezon, Manchester City ka qenë shumë i përmbajtur në nënshkrimet e reja. Në fakt, kampionët e Anglisë në fuqi ishin ekipi i 12-të i Premier League, që investoi më shumë në merkaton e verës së kaluar. “Blerja jonë më e shtrenjtë ishte Mahrez, por larg asaj që paguan ekipet e rangut më të lartë këtu”, – shtoi Pep. Megjithatë, me një çmim prej 67.8 milionë euro, franko-algjeriani ishte verën e kaluar blerja e dytë më e shtrenjtë e Premier League, prapa Kepa (80 milionë euro).

 

 

 

Kjo nuk ishte e vetmja gjë, që Pep tha për situatën ekonominë të Manchester City, ende nën kontrollin e UEFA-s për “fair play financiar: “Fatura jonë e lojtarëve është e nënta, ose e dhjeta në Europë, kështu që janë tetë ose nëntë klube me paga më të larta se ato të paguara nga Manchester City. Ne përpiqemi të ruajmë ekuilibrin në gjithçka.

Nëse investuam shumë përpara sezonit të kaluar, kjo ndodhi për shkak se ekipi ishte i vjetër, me mesatare 30 ose 31 vjeç. Kjo ishte arsyeja pse bëmë ato blerje, por nuk mund ta bëjmë atë çdo sezon. Kemi një kufi dhe nuk mund të shpenzojmë më shumë”.

Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion (që korrespondojnë me vitin 2016 dhe janë botuar nga UEFA në janar 2018), Manchester City shpenzoi 294 milionë euro para sezonit tw shkuar, duke qenë klubi i pestë europian; pas Barcelonës, Manchester United, Real Madrid dhe Chelsea, për pagat e lojtarëve të vet.

Që nga ardhja e Pep Guardiolës në stolin drejtues, në vitin 2016, klubi nga “Etihad” ka qenë në dy sezonet e fundit, sipas Transfermarkt, ekipi i Premier League që ka investuar më shumë para për blerje të reja: 602.2 milionë euro. Ai renditet para Chelsea (594.4 milionë euro) dhe Manchester United (466.1 milionë euro).

Në këtë trevjeçar, vetëm Juventusi ka shpenzuar më shumë (608.1 milionë euro). Barcelona (601.2 milionë euro) është në nivelin e “qytetarëve”, por këta të fundit kanë ekuilibrin më të keq midis të ardhurave dhe shpenzimeve.

 

Related posts

NGA “DASHURI” NË “FERR”/ Refuzoi të paraqitet në stërvitje, ja historia e Griezmann dhe Atleticos

Delo.autor

“LUKAKU PO BËN GJËRA TË PABESUESHME”/ Rrëfimi special i Eriksen: “Titull”, fjala e parë italisht që mësova

Delo.autor

SKANDAL NË GREQI PARA DERBI/ Tifozët e Olympiacos përplasen me policinë dhe “sulmojnë” lojtarët e Panathinaikos (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment