Futboll Seria A Sport

ÇËSHTJA “INSIGNE”/ Ylli i Napolit nuk rinovon, Marotta nxjerr milionat nga… “thesi”

Lorenco Insinje vazhdon të jetë një çështje në shtëpinë e Napolit. Kapiteni “Axurr” nuk po e rinovon kontratën që përfundon më 30 qershor të 2022-shit, e ndërsa napolitanët po përpiqen ta bindin me një kontratë 3-vjeçare dhe 5 milionë euro bashkë me bonuset, Marota po punon në krahun tjetër për të joshur sulmuesin me një ofertë më të lartë ekonomike.

Ashtu si propozimi i bërë gjatë verës, zikaltrit kanë menduar një ofertë 4-vjeçare për Insinjen, gjatë së cilës do të përfitojë 6 milionë euro në sezon. 30-vjeçari nuk ka ndërmend të lëvizë në janar dhe as zikaltrit nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, por duke pasur parasysh se i lejohet të gjejë akordin me një klub tjetër, Interi po nxiton për të mbyllur tratativën, për të shmangur kështu edhe konkurrencën e klubeve të tjera.

Pavarësisht projektit dhe ofertës ekonomike më të lartë të Interit, ajo që mund të bëjë diferencën në vendimin e Insinjes është edhe e drejta e imazhit. Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis kërkon që të drejtat e imazhit të futbollistit të menaxhohen nga klubi, argument ky që prej kohësh është kthyer në mollë sherri mes lojtarit dhe shoqërisë.

Nga ana tjetër, zikaltrit janë më tolerantë lidhur me këtë pjesë dhe duke parë rëndësinë që ka për Insinjen kjo pikë, planifikojnë të mos ndërhyjnë në të drejtat e lojtarit. Në këtë mënyrë, Interi ka kaluar në pole për të firmosur me italianin, që në mungesë të një surprize me Napolin, vitin tjetër mund të veshë fanellën zikaltër.

Insinje momentalisht ka oferta nga MLS-ja, aty ku Toronto kërkon të bëjë goditjen e dyfishtë me të dhe Mertensin, por ambiciet e kapitenit të Napolit për të luajtur akoma në nivelet më të larta, e shtyjnë atë drejt Milanos, aty ku Inzagi do e priste krahëhapur.

Related posts

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ Aguero befason me deklaratën: E meriton finalisiti i Championsit…

Delo.autor

MENDON PËR MERKATON E VERËS/ Mourinho piketon mbrojtësin turk të Serisë A…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas një asist nga Alex Sandro, Chiesa zhbllokon sfidën për “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment