Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Real Madridi gjen sulmuesin e së ardhmes, kushton…

Real Madrid do të kërkojë të ndërtojë një sulm galaktik për sezonin e ardhshëm dhe objektivi i parë i tyre për këtë repart, sipas “Don Balon”, është Timo Werner, ylli i Leipzig.

Gjermani nuk është më një lojtar premtues, por një realitet. 22-vjeçari ka kërkon një aventurë të rëndësishme tani dhe “Los Blancos” janë gati të përfitojnë nga kjo situatë.

Gjithmonë sipas portalit spanjoll, drejtuesit e Real kanë patur kontakte me lojtarin dhe i kanë bërë një ofertë klubit gjerman nën 40 milionë euro. Shumë larg 70 milionëve që kërkon Leipzig.

Problemi kryesor i madrilenëve është Barcelona, që interesohet gjithashtu për sulmuesin, të cilin e shikon si pasardhësin ideal të Luis Suarez.

Related posts

De Laurentiis “ngrin” tifozët: Cavani tek Napoli është një mashtrim, Di Maria dhe Benzema…

Isa.Autor

SHQIPËRI-SERBI/ Informacion për publikun në lidhje me procesin e shitjes së biletave

F.autor

JUVE-INTER/ Formacionet: Gjithçka gati për derbin e Italisë, ja MUNGESA e madhe (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment