Futboll Seria A Sport

MBYLLET OPERACIONI/ Inter finalizon përforcimin nga Premier League, dalin shifrat e transaksionit

Cedric Soares do të jetë të premten një futbollist i Inter. Në fakt janë planifikuar vizitat mjekësore për djaloshin, i cili nesër do t’u nënshtrohet të gjitha testimeve në laboratorët e zikaltërve. Ndërkohë në këto minuta, klubi i Inter ka mbyllur përfundimisht operacionin me skuadrën e Southampton në Premier League.

Mbrojtësi portugez do të transferohet te zikaltërit në formë huazimi me të drejtë blerje. Inter do të paguajë në mënyrë të menjëhershme shumën prej 500 mijë euro për huazimin, ndërsa blerja do të aplikohet me kusht që të paguhen 11 milionë euro të tjera në arkën e klubin anglez. Janë këto shifrat që zbulon “Sky Sport”.

Related posts

Skuadra e Premier Leagues rikthehet në garat evropiane pas 51 viteve

Sadik.Autor

PO LUFTON PËR MBIJETESËN NË KAMPIONAT/ Klubi 125-vjeçar i Serie A del në shitje, hapet ankandi

Delo.autor

E KRYER/ As Juventusi dhe as klubet e Milanos, Milinkoviç-Saviç firmos kontratën me skuadrën e re

F.autor

Leave a Comment