Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Sulmuesi i Anglisë nuk rinovon me Liverpool, largohet falas në…

Daniel Sturridge nuk do të jetë lojtar i Liverpoolit në sezonin e ardhshëm. Ky është lajmi që vjen nga Anglia. Tabloidi, në fakt, është i sigurt se lojtari nuk do ta ripërtërijë kontratën me “Reds”, që i përfundon në qershor.

Pra, do të largohet nga klubi anglez për të provuar një përvojë të re. Për të gjitha klubet e Europës, por jo vetëm, kjo është një mundësi e bujshme e merkatos. Sturridge do të largohet nga Liverpool pa asnjë kosto.

Tabloidi anglez konfirmon qëllimin e lojtarit për të mos vazhduar kontratën me “Reds” dhe raporton një të ardhme të mundshme në MLS. Sturridge mund të largohet nga Anglia për të përfunduar në kampionatin e Amerikës.

New York City duket si skuadra më aktive, që po përpiqet ta bindë lojtarin e kombëtares angleze për të kaluar në SHBA. Megjithatë, e sigurt është vetëm që ish-lojtari i Manchester City dhe Chelsea, me kontratën që i përfundon në qershor, nuk do të rinovojë me Liverpool. Ai do të jetë lojtar i lirë, me mundësinë e transferimit me kosto zero nga klubet e interesuara.

Related posts

SURPRIZOI NË BOTËROR/ Objektivi i Chelsea mund të largohet nga Inter me një kusht…

Isa.Autor

DO TË NDESHEJ PËR TITULLIN/ Florian Marku njofton shtyrjen e duelit ndaj luftëtarit rumun. Ja arsyeja…

Delo.autor

E PABESUESHME/ U transferua si lojtar i lirë te MILANI, por pritet të përfundojë tek…

Isa.Autor

Leave a Comment