Bundesliga Futboll Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Borussia nis negociatat me zëvendësuesin e Pulisic

Borussia Dortmund ka nisur negociatat për të blerë Thorgan Hazard nga Borussia Monchengladbach. Kryesuesit e Bundesliga-s janë në merkato pasi mesfushori kanë shitur Christian Pulisic te Chelsea për 65 milionë euro.

Pulisic do të transferohet nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit dhe Dortmund kërkon ta zëvendësojë me një lojtar të nivelit të lartë.

Klubi gjerman a nisur negociatat për vëllanë e Eden Hazard i cili vlerësohet 45 milionë euro. Thogran do të ishte i hapur për transferimin, por ka insistuar se do të fokusohet te Gladbach deri në fund të sezonit.

Kur pyetet për një transferim të mundshëm, ai shprehet: “Mbase! Dortmund dhe Bayern janë dy klube të mëdha. BVB aktualisht po luan futboll shumë të mirë, Bayern kërkon të rikthehet aty ku i takon.

“Por për momentin nuk mund të flas shumë për klubet e tjera, sepse siç e kam diskutuar edhe me trajnerin Eberl, do të fokusohem 100% te faza e dytë me Gladbach.”

Kontrata e Hazard skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe klubi me siguri do të mundohet të fitojë sa më shumë para nga shitja e tij.

Related posts

ITALI-BELGJIKË/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dyja skuadrat për vendin e tretë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Portieri egjiptian refuzon çmimin “Lojtari i Ndeshjes” për shkak se…

Sadik.Autor

Griezmann I IRRITUAR/ S’kam asgjë më pak se MESSI e RONALDO, dua që një ditë…

Isa.Autor

Leave a Comment