Futboll Kategoria Superiore Sport

LAJM I KEQ PËR SKËNDERBEUN/ Bregu mbyll sezonin, ja dëmtimi i rëndë

Skënderbeu luajti sot ndeshjen miqësore ndaj Tiranës, takim që përfundoi me rezultatin 2-1. Mirëpo pavarësisht fitores së skuadrës korçare, ekipi i drejtuar nga Orges Shehi ka marrë një lajm të keq. Mesfushori me tipare sulmuese, Dejvi Bregu, ka pësuar një dëmtim të rëndë. Gjatë ndeshjes ai ka pasur një përplasje teksa goditja ka rezultuar fatale.

Futbollisti i korçareve, u nis menjëherë drejt spitalit, aty ku ka kryer ekzaminimet mjekësore. Pas këtyre të fundit ka rezultuar se Dejvi Bregu ka pësuar thyerje të krahut, çka do ta mbaj futbollistin jashtë fushe për më shumë se tre muaj. Ky është një lajm aspak i mirë për skuadrën e Skënderbeut por dhe vetë lojtarin, që tashmë pothuajse e ka mbyllur sezonin, pas dëmtimit të sotëm.

Tashmë skuadra korçare duhet të bëjë llogari të tjera, pas këtij momenti drejtuesit e klubit do të duhet të mendojnë për zëvendësin e Bregut. Ky i fundit ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit në gjysmën e parë të sezonit, teksa golat e tij dhe loja kanë qenë shpesh vendimtare për skuadrën.

Related posts

JANË SUPER LOPJTARË/ Vetëm këta 2 futbollistë nuk morën ASNJË VOTË për “Topin e Artë” (FOTO)

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Danimarka shtang Anglinë, Portugalia fiton edhe pa CR7. Franca dhe Belgjika bëjnë detyrën

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Shpërthen festa e ‘çmendur’ në dhomat e zhveshjeve për kualifikimin

F.autor

Leave a Comment