Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Pas Ramsey, Juventus “BOMBARDON” me një yll tjetër

Pas Aaron Ramsey, një tjetër emër i madh i mesfushës mund t’i bashkohet Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ tashmë ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey, që në fund të sezonit do të transferohet në Torino si lojtar i lirë.

Por transferimi i Ramsey nuk e ka shuar dëshirën e Juventusit për të rikthyer në skuadër Paul Pogban.

‘Tuttosport’ shkruan se Juventus gjatë verës do të tentojë edhe transferimin e Pogbas nga Manchester United.

Pogba pikërisht nga Juventusi në verën e vitit 2016 ishte transferuar te ‘Djajtë e Kuq’.

Ardhja e Pogbas do të detyronte Juventusit të largonte një mesfushor nga skuadra, dhe lojtarët më të përfolur për t’u sakrifikuar janë gjermani Sami Khedira dhe boshnjaku Miralem Pjanic

Related posts

I shënoi dy gola Bayern Munich/ Sulmuesi bardhezi do të huazohet te Genoa

Isa.Autor

Martial kërkon largimin nga Man United, por do të qëndrojë në Angli

Isa.Autor

Nis sot Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018”, sa përfitojnë shqiptarët?

Sadik.Autor

Leave a Comment