Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Chelsea dëshiron talentin italian, 50 milionë euro për…

Ai është djaloshi i momentit, të gjithë do ta donin. Bëhet fjalë për një nga lojtarët më të kërkuar në treg, gjatë këtij muaji “të nxehtë” të janarit. Ecuria e tij e shkëlqyer, edhe pse është vetëm 21 vjeç, nuk mund të jetë një rastësi e thjeshtë.

Nicolò Barella po spikat te Cagliari dhe nuk është rastësi që Inter dhe Napoli duan ta rrëmbejnë. Sidoqoftë, nga tani e tutje, një tjetër konkurrent i bashkohet listës së atyre që interesohen për 21-vjeçarin: Chelsea.

Sipas “Corriere dello Sport”, londinezët kanë gati ofertën më tunduese për klubin italian: 50 milionë euro. Barella vlerësohet shumë nga Maurizio Sarri, i cili ka dhënë miratimin e tij që t’i plotësohen kërkesat Cagliarit për xhevahirin e vet.

Qëllimi i Chelsea do të jetë bllokimi i lojtarit që tani, ndoshta duke e lënë në huazim te Cagliari deri në fund të sezonit.

Nëse kjo ofertë e bluve të Londrës konfirmohet, do të jetë e komplikuar situata për Interin dhe Napolin, për t’iu përgjigjur anglezëve me kaq shumë para. Për të bërë një ndryshim, do të ishte vullneti i vetë lojtarit. Premier League është joshëse për këdo, patjetër edhe për Barella…

Related posts

BEFASON REALI/ Në JANAR mund të kryhet transferimi më i çuditshëm në histori (FOTO)

Isa.Autor

Schalke në gjysmëfinale të Kupës, eliminon Wolfsburgun e Mehmedit

Q.Autor

Shakira “tradhton” bashkëshortin Pique, është me Kolumbinë

Sadik.Autor

Leave a Comment