Futboll Sport

“MOS I JEP MAKINËS SI MASTRUBUES”/ Paul Pogba befasohet nga mesazhi misterioz (FOTO)

Paul Pogba është larg nga të qenurit një shofer shembullor. Mesfushori francez e ka rifituar statusin e tij si yll në “Old Trafford”, pas largimit të Jose Mourinhos nga stoli i Manchester United, por diçka nuk ndryshon për të: drejtimi i makinës. Pogba vazhdimisht akumulon gjoba, por me rastin e fundit, gjithashtu, mori një mesazh në formën e kritikës misterioze.

Një mesazh i shkurtër iu la mbi xhamin e makinës së tij, që përbënte në mënyrë specifike një rekomandim për ndryshimin e sjelljes në timon: “Mos i jep makinës si masturbues”. Mesazhi ishte vendosur në Rolls Royce e tij, që ka vlerën prej 300.000 euro, të cilin lojtari e kishte parkuar në Manchester (Wilsmlow, Cheshire), dje pasdite.

Edhe pse arsyeja e këtij shënimi nuk është e njohur, në kthimin e tij në makinë nuk ishte e gjitha, që Pogba ka gjetur. Mbi xhamin e makinës ishte vendosur edhe një gjobë me vlerën rreth 70 euro, që lojtari do të duhet ta paguajë, duke e zgjeruar listën e gjatë të shkeljeve si shofer në Angli.

Më parë, këtë vit, Pogba u gjobit për parkim të makinës së tij në një hapësirë të rezervuar për personat me aftësi të kufizuara. Në vitin 2018 u ndëshkua për një tjetër shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, tejkalim shpejtësie. Pogba pagoi rreth 400 euro gjobë, si dhe iu hoqën tri pikë nga patenta e shoferit.

 

Related posts

VIDEO/ Shënohet goli i parë në Premier League për vitin 2018

Q.Autor

ZYRTARE/ Goditje e rëndë për pronarët e Interit, klubi përjashtohet nga kampionati. Hidhërohen tifozët

Delo.autor

Ronaldo zhbllokon shifrat, kalon në avantazh Portugalinë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment