Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Akuzë e rëndë nga ish e dashura: Investigoni mafian nuk ishte aksident (FOTO)

Ndërsa të gjithë sytë e botës sportive janë drejtuar drejt zhdukjes së avionit në kanalin e La Manshit, ku ndodhej futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, që sapo kishte firmosur me Cardiff-in. Ish e dashura e tij hap një tjetër pistë duke akuzuar mafian e futbollistëve për vrasjen e tij.

Berenice Schkair, e cila ishte me argjentinasin për disa muaj, ka postuar në profilin e saj në “Twitter” dhe në “Instagram”, duke shprehur indinjimin për zhdukjen e çuditshme të avionit. Konkretisht ajo ka shkruar një akuzë të rëndë për vrasjen me qëllim të ish të dashurit të saj:

“Investigoni mafian e futbollistëve sepse nuk besoj në këtë aksident,”-ka shkruar modelja në postimin e saj.

Më pas ajo ka shkruar: “Dua që kur të zgjohem e gjithë kjo të jetë një gënjeshtër. Ju lutem investigoni, sepse nuk besoj që ky ishte një aksident apo u shkaktua nga moti i keq.”

Mesazhi është përsëritur disa herë, si një formë për të theksuar idenë e saj. Ndërsa e ka fshirë atë mbrëmjen e së martës, por tashmë mesazhi ishte bërë viral.

 

 

Related posts

LIVE| Andorrë-Shqipëri, Drithërima në sekondat e para. Traversa i mohon golin Uzunit

Delo.autor

Historia mund të përsëritet, zbulohet përse Liverpool beson te fitimi i Champions (VIDEO)

Sadik.Autor

MOVIOLA E PARTIZANI-SKËNDËRBEU/ Dyshime për një penallti në favor të “demave”

F.autor

Leave a Comment