Futboll La Liga Sport

NDESHJA NDAJ EIBAR/ Pas spekulimeve të transferimit, Barça lë jashtë skuadrës yllin

Trajneri i Barcelona-s Ernesto Valverde ka lënë të riun Malcom jashtë skuadrës për sfidën e së dielës ndaj Eibar.

Braziliani ka vuajtur të ambientohet te kampionët e La Liga-s që kur iu bashkua nga Bordeaux verën e kaluar.

Dhe ai do të rikthehet në shkallët e stadiumit pasi ishte pjesë e skuadrës në përballjen me Levante në Copa del Rey, ku Barcelona u mposht.

Philippe Coutinho, i cili është përfolur për një kalim te Manchester United, dhe Denis Suarez, i cili kërkohet nga Arsenal, do të jenë të pranishëm në Camp Nou.

Ndërkohë Valverde ka konfirmuar se kërkon të shtojë lojtarë në organikën e tij përpara se të mbyllet merkato e dimrit në fund të janarit.

Ai tha: “Duhet të shohim tregun, por kuptohet që me largimin e Munir kemi hapësira në skuadër.

“Do të shohim nëse mund të blejmë një lojtar, megjithëse duhet të kemi kujdes për shkak të pozitës financiare të klubit.

Related posts

Arsenal-Hysaj, oferta spektakolare! Kjo është shifra më e lartë në histori për një shqiptar

Sadik.Autor

RREZIKON 6 JAVË SKUALIFIKIM/ I anulohen dy gola skuadrës së tij, shikoni si hakmerret portieri ndaj VAR (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Panik në klubin e Kategorisë së Dytë, një futbollist rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment