Futboll La Liga Sport

NDIZET DEBATI NË LA LIGA/ Messi bën gola e marshon me Barcelonën, çmimin e merr rivali i tij…

La Liga ka shpallur lojtarin më të mirë të muajit dhjetor. Antoine Greizmann është përzgjedhur si lojtari i muajit të fundit të vitit 2018. Francezi ndihmoi Atletico Madridin duke shënuar katër gola dhe dha një asist. Golat e tij janë cilësuar si me rëndësi të madhe, pasi golat ndaj Valladalid dhe Espanyol i dhanë fitoren skuadrës së Diego Simeones.

Vlerësimi i francezit ka ndezur debat pasi Lionel Messi ka patur një ecuri perfekte përgjatë muajit dhjetor, duke shënuar 6 gola në 4 ndeshje të Barcelonës, madje udhëheq edhe listën e golashënuesve në La Liga me 16 gola e 10 asist.

Related posts

TASHMË ËSHTË ZYRTARE/ Kallaku arrin marrëveshjen me Partizanin, ja detajet e akordit…

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Wolves. Rezultati 4-0

Delo.autor

Mjafton Rashford dhe Welbeck, Anglia mposht 2-0 Kosta Rikën

Sadik.Autor

Leave a Comment