Futboll Sport

RUSI 2018/ Argjentina zbulon listën paraprake të Botërorit

Argjentina ka publikuar listën paraprake për Kupën e Botës, në të cilën përfshihen 35 emra. Skuadra e Jorge Sampaoli është pjesë e Grupit D, bashkë me Nigerinë, Kroacine dhe Islandën.

Të gjithë emrat e mëdhenj janë përfshirë në listën e gjatë, duke përfshirë Mauro Icardi, Angel Di María, Gonzalo Higuain dhe Lionel Messi.

Edhe Sergio Aguero është përfshirë në këtë listë, pavarëisht dëmtimit të pësuar në gju në javët e fundit. I vetmi që mund të ndihet i zhgënjyer nga përjashtim është Javier Pastore, i cili ka luajtur në fazën kualifikuese.

Edhe Javier Mascherano do t’i bashkohu kombëtares, pavarësisht se i tha lamtumirë futbollit europian verën e kaluar për t’u transferuar në Kinë.

Lista zyrtare e Botërorit, ajo me 23 lojtarë, duhet të publikohet para 4 qershorit të ardhshëm.

Related posts

I DEDIKON LETËR PREKËSE BABAIT TË NDARË NGA JETA PREJ COVID-19/ Totti: Më bërë një njeri të fortë dhe…

Delo.autor

Ibrahimovic rrëfen debutimin në Amerikë: Deshët Zlatan, ja ku e keni

Sadik.Autor

NUK DO TA BESONI/ IBRA zbulon IDHULLIN: Ai ishte futbollist FENOMENAL, do të…

Isa.Autor

Leave a Comment