Futboll La Liga Sport

NË RIKTHIMIN E FUNDIT NGA DËMTIMI/ Ja çfarë kanë kërkuar tifozët e Real Madridit për Bale…

Tifozët e Real Madrid, nëpërmjet një sondazhi nga e përditshmja spanjollja, kanë kërkuar që Gareth Bale mos ta nisë pjesën e mbetur të sezonit si titullar.

Faqja e parë e gazetës shkruan: “Tifozët ulin Bale në stol! 54% e duan jashtë formacionit.”

Megjithëse ka fituar katër herë trofeun e Champions League dhe nga një herë titullin e La Liga-s dhe Copa del Rey, Bale mbetet një lojtar që nuk pëlqehet nga tifozët madrilenë.

Në rikthimin e fundit nga dëmtimi, Bale u fut nga stoli duke shënuar gol në fitoren 4-2 të Real Madrid ndaj Espanyol. Ai ishte goli i tij i 99-të për klubin.

Gjigantët spanjollë aktualisht ndodhen në vend të tretë në La Liga, 10 pikë mbrapa Barcelona-s dhe pesë pas vendit të dytë, Atletico Madrid.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mikel Arteta ja hedh “lehtë” COVID-19, e kaloi me 3-4 ditë

Delo.autor

Ndodh në Brazil. Të gjithë shtrihen në fushë, por tifozët nuk e kuptojnë çfarë po… (VIDEO)

Sadik.Autor

PO ZHVILLOJNË NJË SUPER EUROPIAN/ Flet Lampard: Rajs dhe Filips, thjesht fantastikë

Delo.autor

Leave a Comment