Futboll Premier League Sport

MERKATOJA MULTI-MILIONËSHE/ Pas 5 viteve e gjysmë tek “Djajtë e Kuq”, mesfushori është pranë transferimit në…

Marouanne Fellaini ka nisur bisedimet për një transferim multi-milionë euro nga Manchester United në Lindjen e Largët.

Sipas burimeve kineze, Fellaini është duke biseduar me disa klube të Super League kineze, ndër to edhe Shandong Luneng Taishan, që u rendit në vend të tretë sezonin e kaluar dhe ka lojtarë si Graziano Pelle, italiani që ka luajtur te Southampton.

Mesfushori 31-vjeçar pritet t’i bashkohet Shandong, që është cilësuar nga Forbes si klubi më i pasur kinez.

Me bazë në Jinan të Kinën lindore, stadiumi i klubit është Jinan Olympic Sports Center dhe ka një kapacitet prej 56,808 vendeve.

Kinezët thuhet të kenë dërguar një delegacion për të arritur marrëveshjen me drejtuesit e Man United.

Merkato e kampionatit kinez hapet më 28 shkurt. Fellaini ishte një lojtar i rëndësishëm nën drejtimin e Jose Mourinho-s, por pas ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer, ai është kthyer në një ngrohës stoli.

Ai nuk është pjesë e skuadrës për shkak të një dëmtimi muskulor që do ta mbajë larg fushave për rreth tre javë.

Related posts

“Nëse Madridi e do De Gean, do të jetë e vështirë për Man Unitedin që ta mbajë” (FOTO)

Q.Autor

BARCELONA-NAPOLI/ Pjesa e parë mbyllet me dy penallti, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

Bayern Munich “peshkon” te Milani, kërkon t’i marrë mbrojtësin titullar

Sadik.Autor

Leave a Comment