Futboll Seria A Sport

“NGA SHIU NË BRESHËR”/ Gatusson nuk e mbajnë nervat, i thyen telefonin gazetarit pas Superkupës

Situata te Milani nuk është aspak e mirë. Si të mos mjaftonte përshtjellimi që ka sjellë sulmuesi Higuan, “djalli” ka humbur edhe Superkupën e Italisë ndaj Juves. Ekipi i drejtuar nga Gatusso u mposht 0-1 pasi Cristiano Ronaldo realizoi një gol në limitet e pozicionit jashtë loje (për disa ishte i parregullt).

Të gjitha këto ngjarje kanë sjellë acarimin në ambientin e Milanit, ku mbi të gjithë ashtu siç pritej më i papërmbajtur ka qenë trajneri Gatusso. Me të mbërritur në Itali ai është ndeshur me gazetarët të cilët i kanë drejtuar disa pyetje.

Gatusso nuk ka qenë fare i qetë në ato momente dhe në përpjekje për t’u larguar i ka hedhur në tokë celularin njërit prej gazetarëve.

Related posts

Mbrojtësi i Barcelonës i “shkel syrin” Juventusit

Sadik.Autor

SKANDAL NË BOKS TEK KATEGORIA “WBC”/ Britaniku pozitiv para sfidës por është lejuar të duelojë

Delo.autor

KRISJA TEK BRASILI/ Përplasja mes Cuadrado-s dhe Neymar-it: Je një gënjeshtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment