Futboll Ndeshjet Live Seria A

LIVE/ Juventus-Torino, Mbyllet pjesa e parë, Torinezët surprizojnë në derbi

Është duke u luajtur në “Allianz Stadium” derbi mes Juventusit dhe Torinos. Edhe pse bardhezinjtë e siguruan fitimin e titullit kampion disa javë më parë, derbi mbetet gjithmonë një sfidë për t’u fituar.

Skuadra e Alegrit vjen në këtë përballje si favorite, ndërkohë në krahun tjetër Torino e Valter Maxarrit është e “detyruar” të dalë nga kjo sfidë me një rezultat pozitiv, për të shpresuar te një vend që të dërgon në Kupat e Europës. Juventus vjen në këtë përballje me formacionin me të mirë të mundshëm, duke hedhur në fushë “artilerinë” e rëndë.

LIVE| JUVENTUS-TORINO 0-1

Lukiç 18′

Mbyllet pjesa e parë 0-1. 

34′ Matuidi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Berenguer.

22′ Pranë golit Juventusi. Ronaldo provon me një gjuajtje me të djathtën nga 25 metra, topi kalon ngjitur me shtyllën e portierit Sirigu.

18′ GOOOOL TORINO 0-1/ Përgjumja e Pjaniç në zonë, i dhuron golin e avantazhit skuadrës së Valter Maxarrit. Lukiç i rrëmbet topin mesfushorit boshnjak dhe me një gjuajtje të kalibruar mposht portierin Shezni. 

Related posts

Gurdiola: Nuk do ta shoh ndeshjen e United, do të luaj golf

Sadik.Autor

NUK MJAFTON FJALA E DUKËS/ FSHF del me komunikatë zyrtare. Ja njoftimi i fundit për PANUCCIN

Isa.Autor

U LARGUA NGA JUVENTUS/ Higuain e pranon: E mbyll në Amerikë, River nuk më ofroi kushte të mira

Delo.autor

Leave a Comment