Futboll Ligue 1 Sport

NIS BISEDIMET ME PSG/ Bayern tenton një goditje të bujshme për…

Bayern po tenton të befasojë Barcelonën dhe t’i rrëmbejë yllin francez Adrien Rabiot. Mësohet se klubi bavarez ka nisur bisedimet me PSG për transferimin e mesfushorit gjatë këtij muaji.

Rabiot do të largohet si futbollist i lirë në verë, sepse i përfundon kontrata me PSG dhe nuk ka në plan të rinovojë, duke bërë që trajneri Thomas Tuchel ta përjashtojë përfundimisht nga ekipi.

Kohët e fundit është bërë thuajse zyrtare firma e Rabiot për Barcelonën, që do ta marrë falas në verë, por është e qartë që shumë muaj pa futboll dëmtojnë keq mesfushorin, i cili ndoshta do të marrë parasysh edhe alternativën Bayern.

Kampionët e Gjermanisë i ofrojnë një vend në formacion, një pagë të jashtëzakonshme dhe gjithashtu janë gati të paguajnë për kartonin e tij, por nga ana tjetër lënë të hapur edhe mundësinë e firmës në verë, nëse Rabiot nuk ka firmosur ndonjë parakontratë me Barcelonën dhe i prishet mendja nga oferta e re.

“Rabiot është lojtar interesant dhe ne jemi të vëmendshëm për çdo rast në merkato”, tha shkurt drejtori sportiv Salihamidzic, i pyetur në lidhje me interesimin e Bayern-it për mesfushorin 23-vjeçar, i cili qartësisht në Mynih do kthehej në lojtar mjaft të rëndësishëm, në një kohë që Barça po kërkon edhe Frenkie de Jong të Ajax-it, lojtar me tipare të ngjashme me Rabiot.

Related posts

E PABEUSESHME/ Cigare në dhomat e zhveshjes, Balotelli kapet mat (VIDEO)

Delo.autor

Conte kam një kontratë me Chelsea, dhe dua të qëndroj gjatë në Londër

Sadik.Autor

EPISODI QË NISI NGA GRUSHTI QAKËS/ Klubi i tij rrezikon përjashtimin në tavolinë nga….

Delo.autor

Leave a Comment