Gossip

NJË FIZIK IMPONUES/ Ja ndryshimi i pabesueshëm i CR7 (FOTO)

Cristiano Ronaldo nuk mburret vetëm se është një nga futbollistët më të mirë e më të njohur në botë. Yllit portugez i pëlqen të tregojë, gjithashtu, se ai punon shumë, edhe në palestër.

Rezultati: një fizik imponues, i cili, pavarësisht viteve që po kalojnë, është shumë larg përkeqësimit. Madje, me të mund të thuhet se po ndodh e kundërta: fizikisht, nga muskujt dhe pamja e jashtme, është përmirësuar gjatë kalimit të viteve. Dhe kjo është dëshmuar edhe për Krishtlindje, ku CR7 është shfaqur buzë një pishine me trupin e tonifikuar dhe “çokollatë”.

Pa filtra dhe natyral. Kjo është mënyra, se si ai pëlqen ta tregojë veten. Një CR7, që është larg nga i riu, i cili ëndërronte të ishte futbollisti më i mirë në botë.

Ne po i shqyrtojmë ndryshimet estetike të “Luso” gjatë këtyre viteve, përmes etapave të ndryshme, të fiksuara në llogaritë e tij në rrjetet sociale:

Origjina e përulur
Cristiano kurrë nuk ka qenë një “fëmijë i pasur”. Futbollisti ka lindur më tepër në varfëri, në gjirin e një familjeje me pak burime ekonomike. Ndryshimi fizik i tij gjatë viteve ka qenë në proporcion me rritjen e aseteve ekonomike.

Kur i riu u zhvendos në Lisbonë, për t’u bërë i njohur si futbollist, në moshën 14-vjeçare ishte një djalosh i hollë dhe i trembur.

Pak mund të imagjinonte portugezi se, bazuar në punën e pandalshme, do të bëhej ylli botëror, që është sot.

Përmirësime në fytyrë

Në Kupën e Botës 2006, CR7 bëri debutimin me Portugalinë. Asokohe ishte 19 vjeç. Ylli luzitan militonte në radhët e Manchester United, kishte flokë të bollshëm dhe një mjekër fillestare…

Bukuria e tij, megjithatë, është formuar me kalimin e kohës. Dhëmbët e tij, për shembull, janë transformuar. Në fillim nuk ishin aspak tërheqës, por u përshtatën në mënyrë të përkryer në sajë të Miguel Stanley, një dentist i njohur portugez, me origjinë nga Afrika e Jugut, që aktualisht banon në Los Anxhelos. Specialisti, me nofkën “doktori i bardhë”, njihet për aftësitë e tij në zbardhjen dhe përafrimin e dhëmbëve. Ai qëndroi në “Hotel Villa Magna” (1400 euro nata, në një nga suitë luksoze), ose në “Santo Mauro” (deri në 5200 euro nata), në periudhën që po merrej me dhëmbët e CR7. Stanley është dentisti personal i Cristiano Ronaldos dhe i vetmi që ia beson gojën e tij.

Një tjetër përmirësim, që thuhet se ka bërë sulmuesi i Juventusit, është trajtimi i bazuar në “botoksin botulinik”. Revista portugeze “Vip” shkoi aq larg, sa të thoshte se Ronaldo është “i varur nga botox” dhe se “ka shpenzuar mijëra euro në kirurgji kozmetike”.

Përmirësimi i fytyrës së CR7 nuk ka qenë një mision i lirë financiarisht. Sipas gazetës “The Sun”, futbollisti i mirënjohur ka paguar më shumë se 40 mijë euro për modifikimin e buzëqeshjes së tij, “sistemimin” e hundës dhe ndryshimet e vazhdueshme të stilit të flokëve, për të qenë në modë.

Trajnimi dhe dieta
Sikurse Ancelotti tha, “ai kujdeset për veten e tij në çdo kohë, trajnohet edhe në shtëpi për t’i formuar dhe ruajtur muskujt e tij. Ronaldo ka qenë i përkushtuar gjithmonë, 100 përqind “.

Siç na ka treguar në më shumë se një rast, palestra e shtëpisë së tij është një nga dhomat e preferuara të CR7. Atje, zakonisht stërvitet me partneren e tij, Georgina Rodríguez, dhe djalin më të madh. Ushtrimet fizike janë një nga vlerat, që Cristiano dëshiron t’ia transmetojë familjes së tij.

Fakt është se, prapa trupit të tij atletik, qëndron një rutinë e rreptë, që përfshin orët e ushtrimit intensiv fizik të përditshëm dhe disiplina e madhe, si në pushim, edhe në ushqim.

Për shembull, Patrice Evra, shoku i tij i skuadrës te Manchester United, shpjegoi: “Nëse Cristiano ju fton për darkë në tavolinë, do të shihni vetëm sallatëra, pulë dhe ujë”. Dhe fakti është se dieta e CR7 është më shumë e bazuar te frutat, perimet, proteinat; pa sheqer dhe alkool.

Shqetësimi i tij për pamjen fizike, përsosmërinë e prerjes së flokëve, freskinë e karakteristikave të tjera të dukshme dhe tonifikimin e muskujve janë më afër një profesionisti të modes, sesa një futbollisti, që punën e tij e bën me këmbë. Lojtari i Juventusit nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për këto çështje dhe nuk ngurron të tregojë imazhet e truket e bukurisë, edhe pse kjo e bën atë objektivin e të gjitha kritikave.

Related posts

Lady Marchisio “rrit temperaturat”/ Modelja shfaqet super seksi në Mykonos

Sadik.Autor

NË PRITJE TË BINJAKËVE/ Ronaldo dhe Georgina zbulojnë gjininë e fëmijëve në një VIDEO familjare

Delo.autor

“MË MUNGON DASHURI, MEZI PRES TË TË TAKOJ”/ Këngëtarja shqiptare zbulon bisedat me Neymar dhe Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment