Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E INTERIT VAZHDON/ Përgatit planin për Modric dhe vendos duart tek talenti brazilian

Interi i rikthehet punës pas pushimeve. Grupi është prezantuar i plotë nën urdhërat e Luciano Spallettit, duke përgatitur Kupën e Italisë, sfidën ndaj Beneventos të dielën e ardhshme. Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez, mungonin jo sepse kanë diçka, por pasi avioni i tyre nisej vonë. Dy argjentinasit do të jenë në një udhëtim bashkë.

Ndërkohë, merkato e Beppe Marottas vazhdon në qetësi. Pasi kanë siguruar Diego Godin, por verën e ardhshme, me parametra zero, tani objektivi është një mesfushor me cilësi, por edhe një sulmues krahu me fantazi apo një mbrojtës krahu.

Por, fillimisht sa i përket lojtarëve të cilëve u duhet gjetur një destinacion, risia vjen nga Brazili. Gabriel Barbosa, që pretendonte të kthehej në Milano, ka gjetur një tjetër ekip. Aventura e tij, pas 35 ndeshjesh dhe 18 golash me Santosin në kampionatin e fundit, do të nisë te Flamengo. Një tjetër huazim “i thatë”, duke i paguar vetëm rrogën.

Nga Brazili vjen edhe një tjetër lajm i mirë. Portieri i Cruzeiros, vetëm 19 vjeç, Brazao, është zgjedhur nga Interi. Tratativa vijon, por fakti që është ekstrakomunitar mund të sjellë një zgjidhje si Julio Cesar dikur. Pra, akord dhe huazim te Chievo Verona.  Në Brazil flasin si portierin e të ardhmes dhe Interi është bindur. Brazao gati të vishet zikaltër.

Interi, ndërkohë, i jep gaz edhe për Rodrigo De Paul. Fantazisti i Udineses, vetëm 24 vjeç, ka bindur. Flitet për në verë, sigurisht. Friulianët duan 25 mln euro, por klubet kanë nisur kontaktet dhe vlera nuk bëhet pengesë.

Kandreva, ndërkohë, nuk pranon të largohet, pasi ka vendosur të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit, ashtu si Ivan Perisic, që pret ofertën e duhur.

Në shënjestër, së fundmi, edhe Emerson Palmieri, ish i Romës dhe pjesë e Chelseat. Eshtë kërkuar huazim, por Sarri ka thënë “jo”, sepse e ka si alternativë të parë në rast se dëmtohet apo mungon Marcos Alonso.

Risia më e rëndësishme është për Modric. Interi punon në heshtje, pret momentin për të ndërhyrë, duke e ditur se te Reali tashmë po nisin të bëjnë valixhet të gjithë. Kroati ka një fjalë me zikaltrit dhe ndaj në verë do të vijë sulmi që mund ta veshë zikaltër.

Related posts

“JA PSE ZGJODHA ROMËN”/ Mourinho: Kjo është deklarata ime e fundit deri kur të nis zyrtarisht punën

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ JUVE mendon për vitin 2020/ Ja tre SUPER LOJTARËT që synon

Isa.Autor

ZYRTARE/ Bayern rinovon me sulmuesin, kontratë deri në vitin 2029

F.autor

Leave a Comment