Futboll Seria A Sport

NJË “LUFTËTAR” SI GODIN/ Ja karakteristikat e “BASHKUESIT” të ekipit tek Interi

Një luftëtar dhe një filozof e kanë zgjedhur si kapiten, si simbol. Mund të mjaftojë ky “investim” i dyfishtë nga Diego Simeone dhe Oskar Tabarez, për të përshkruar Diego Godinin. Në fushë përdor armët, gjithë armët, për të fituar çdo betejë.

Jashtë fushës është një model, siç e ka shpjeguar vetë Tabarezi, dikush që kur bëhet fjalë për vlera i peshon fjalët: “Është një njeri me principe, nuk e kam parë asnjëherë të sillet në mënyrë jo korrekte. I besoj totalisht edhe kur më duhet të prezantoj lojtarët e rinj në grup. Është një njeri, në kuptimin më të plotë të fjalës”. Interi, duke transferuar Godinin në Milano, siguron edhe një “bashkues” të skuadrës, një kapiten, një njeri me fjalë pak dhe shumë eksperiencë.

ME “CHOLO”-n- I blerë nga Atletiko e Madridit pas Botërorit të 2010-ës dhe pas një trevjeçari të parë europian me Vijarealin, ka nisur aventurën me spanjollët duke mposhtur Interin e Tripletës në Superkupë, më pas u bë protagonist i secilit prej tetë trofeve të fituar nga Simeone. Në Atletikon më të mirë të historisë ka qenë gjithmonë në qendër të mbrojtjes (pra, shpesh edhe të betejës), fillimisht me Mirandën, më pas me Gimenezin.

Më pas e gjeje në zonën kundërshtare në goditjet standarde: ishte ai autor i golit të barazimit me Barcelonën që solli La Liga-n e 2014-ës; autor edhe i rrjetës me kokë që bëri tifozët e Atletikos të ëndërronin Champions-in deri në të 93-ën e finales së Lisbonës. Ai i goditjes me kokë është një art i vërtetë, edhe në nivel mbrojtës, i ndërtuar me aftësinë për të “ndier” sulmuesin duke u fokusuar megjithatë te topi, me një shkëputje që nuk ndien moshë, me një sens të lindur të pozicionimit dhe kohës.

NGA NOTI – E të mendosh që e ka nisur si numër 10, e akoma më parë si notar: pasi la rekordet lokale në pishinë dhe pistat e atletikës në moshën 15 vjeç, iu dedikua futbollit, si sulmues… Defenson e largoi 16 vjeç, 17 vjeç Cerro i bleu kartonin për 25 euro. Qendërmbrojtës luajti për emergjencë (“Je i gjatë, luaj ti atje”, i tha trajneri). Funksionoi. E dëshmojnë dy finale Championsi, një Kupë Amerike, një La Liga, një gjysmëfinale Botërori dhe dy Liga Europe. E thonë edhe Simeone e Tabarez: dy trajnerë shumë të ndryshëm, por që kuptojnë shumë në nivelin human dhe futbollistik.

Related posts

BEFASON Hazard: Mourino s’është AVENTURIER si Guardiola, do DËSHIROJA të…

Isa.Autor

RRËFEN DUELIN E DYTË NDAJ HOLYFIELD/ Mike Tyson: E kafshova në vesh pasi doja ta vrisja

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Tatuazhi i tifozit të Man United që po çmend ata të Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment