Futboll Seria A Sport

“BËJA SEKS DHE MBYLLNIN NJË SY”/ Kasano rrëfen karrierën, Ja disa nga frazat nëpër klubet ku ka luajtur

Kur flet Antonio Kasano, është gjithmonë mirë të dëgjosh me vëmendje, sepse diçka interesante do dalë. Talenti nga Bari ka dhuruar gjithmonë gjatë viteve të fundit deklarata të bujshme. Ironia dhe polemikat e kanë shoqëruar përgjatë gjithë karrierës. Ja disa nga frazat nëpër klubet ku ka luajtur.

BARI – “Nëse ai Bari-Inter nuk do ishte luajtur, do isha bërë hajdut. Shumë persona që njoh u janë bashkuar klaneve. Isha i varfër, por në jetë nuk kam punuar kurrë edhe pse nuk di të bëj asgjë”.

ROMA – Në qendrën stërvitore “Trigoria” arriti të siguronte çelësin e derës së prapme: “Atje bëja seks. Kushdo më shihte, mbyllte njërin sy: edhe pse shpesh kam luajtur ndeshje të mëdha pas seksit. Kujtoni Roma-Juve 4-0? E gdhiva deri në 6 të mëngjesit atë ditë”.

REAL MADRID – Me Romën “kriset” dhe transferohet te Reali. Në Madrid takon Ronaldon, “Fenomenin”: “Ishte një talent i lindur. Diferenca mes nesh? Edhe pse ishim të dy mbipeshë, të dielën unë bëja një ndeshje skandaloze, ndërsa ai shënonte dy gola…”

SAMPDORIA – Me Sampin ka një raport përtej futbollit, meqenëse me Gjenovën lidhet edhe nga pikëpamja humane. Por, kur dikush e kritikonte, Kasano kalonte menjëherë… te kërcënimet. “Këtu janë mësuar të hanë ‘Nutella’ dhe sapo u duhet të mjaftohen me m… sillen keq”.

MILAN – Te Milani fiton titullin e parë të karrierës, pavarësisht se jo si protagonist absolut. Në fushë formon një dyshe yjesh me Ibrën, por ka disa keqkuptime me Alegrin: “Unë për Alegrin s’llogaritesha. Për të isha zgjedhja e pestë, e gjashtë, e shtatë…” Mëkat, sepse historia kishte nisur mirë: “Mbi Milanin qëndron vetëm qielli…” Frazë që të çon te hapi i radhës.

INTER – “… dhe mbi qiell qëndron Interi”. Mënyra më e mirë për t’u prezantuar në “Appiano”. Por, shpejt nis beteja me Stramaçionin: “Personi më i keq që kam takuar në futboll: fliste pas shpine. Rrallëherë kam ngritur duart ndaj dikujt, por ai do e meritonte”.

PARMA – Një vit e gjysmë te Parma ishte malore. Një aventurë që përfundoi në mënyrë jo të bukur… “Vendosa të përfundoj raportin pas një talljeje që zgjaste prej gjashtë muajsh. Nuk e kam me tifozët e Parmës, e shokët e skuadrës dhe ata që punojnë, por me personat përgjegjësit e falimentimit”.

VERONA – Tërheqja e parë nga futbolli vjen në momentin kur ishte përpjekur të hynte sërish në botën e futbollit me Veronën. Por… “Pas katër ditësh në grumbullim i komunikova gjithçka klubit dhe ata më thanë që duhet të deklaroja tërheqjen, e kështu bëra”.

KOMBËTARJA – “Në 2006-ën Lipi u tregua i ndershëm: më telefonoi për të më thënë se nuk do isha pjesë e skuadrës në Gjermani. Ndërsa në 2010-ën më duket se ndonjë lojtar foli keq për mua te Lipi…”

KAPELO E KONTE – Me Kapelon kishte një raport të veçantë: “Trajneri më i mirë që kam pasur”. Përtej zënkave: “Një herë te Roma më erdhi një ide. I thashë: ‘Meqenëse ofendohemi gjatë gjithë ditës, së paku të vendosim dorën përpara gojës, të paktën kështu nuk na sheh bota. Atë ditë, për herë të parë, më dëgjoi fjalën”. Me Konten, në kohën e Juventusit, është polemikë (pasi trajneri thotë: “kush flet shumë nuk është për Juven”). Përgjigjja e Kasanos? “Nëse ai më flet për moral, bota ka marrë fund. Ai që është skualifikuar përmungesë denoncimi”.

PËR VETEN – Shumë shpesh, Kasano ka folur edhe për veten: “Gabime? Kam bërë disa… në minutë”. Por, fraza që përfshin “Fantantonion” është e presidentit të Pro Inter, skuadra e tij e parë: “Kishte një ves, duhet të bënte gjithmonë një ‘tunel’ për ndeshje. Më pas i drejtohej kundërshtarit: ‘Ke të njëjtin ves të mamasë: rri gjithmonë me këmbët kapur’”.

Related posts

LIVE/ Teuta-Skënderbeu, Ndizet sfida. Skuadra e Shkëmbit kërkon me ngulm golin e avantazhit

Delo.autor

“TRANSFERTA NË ANGLI”/ Man City po e monitoron Iscon

Isa.Autor

“FSHIN” BARCELONËN NGA LISTA/ Agjenti i Lautaro: Mungesë respekti ndaj Inter

Delo.autor

Leave a Comment