Futboll Premier League Sport

“NUK KISHA DIJENI PËR…”/ Kushtoi 64 milionë euro, Sarri: Nuk e dija që Chelsea do të nënshkruante me të

Trajneri i Chelsea, Maurizio, Sarri ka pranuar se nuk kishte dijeni për nënshkrimin e klubit me Christian Pulisic.

Lojtari amerikan u ble për shumën e 64 milionë eurove të mërkurën dhe pastaj u huazua përsëri te Borussia Dortmund për pjesën tjetër të sezonit.

Pavarësisht se Blutë e Londrës paguan tarifën e tretë më të lartë në historinë e tyre për 20-vjeçarin, trajneri italian tha se nuk ishte i sigurt nëse marrëveshja do të arrihej.

“Nuk dija asgjë për nënshkrimin e Pulisic, – tha Sarri për BBC, pas barazimit 0-0 të Chelsea me Southampton, të mërkurën. – Ata e kërkuan mendimin tim rreth tij një muaj më parë. Mendimi im ishte pozitiv dhe sot marrëveshja u krye, por nuk dija asgjë”.

Italiani përsëriti se nuk përfshihet shumë në transferimet e klubit, sepse fokusohet në çështjet që po ndodhin në fushë: “Unë nuk jam përgjegjës për merkaton, kështu që duhet të mendoj për ndeshjet, të cilat i luajmë çdo tri ditë. Unë vetëm mund t’i them mendimin tim klubit për një futbollist, që synohet të blihet”.

Related posts

Inter fiton, por Spalletti kërcënon Brozovic dhe Borja Valero

Q.Autor

E ARDHMJA E DYBALAS TEK BAYERN? Rummenigge: Kam dëgjuar zëra se mund të kemi nisur kontaktet, por…

Delo.autor

REJA BËN MBLEDHJE PARA NDESHJES NDAJ LITUANISË/ Ja ndryshimet e trajnerit në formacionin e Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment