Futboll Seria A Sport

“SAMITI” MBAHET NË DUBAI/ Juventusi HIDHET në sulm për YLLIN kolumbian (FOTO)

Për të folur rreth situatës së James Rodriguez, së pari duhet marrë miratimi te “Los Blancos”. Kolumbiani është ende në pronësi të Real Madridit, edhe pse ka dy sezone i huazuar te Bayern Munich.

Ky i fundit ka të drejtën e blerjes përfundimtare më 15 qershor, por duket se nuk është i interesuar për këtë gjë. Bavarezët nuk janë të gatshëm të derdhin 42 milionë euro për mesfushorin, sepse James Rodriguez nuk ka impresionuar në këtë gjysmë sezoni.

Në Itali është Juventusi, klubi që e admiron 27-vjeçarin, sidomos tani, që kushtet për të mbërritur tek ai bëhen të favorshme. Nëse Bayern Munich dhe Real Madrid nuk e llogarisin ish-lojtarin e Monacos për sezonin e ardhshëm, bardhezinjtë janë të gatshëm për të hyrë në garë.

Këtë do ta bëjnë përmes menaxherit të kolumbianit, Jorge Mendes, i cili pati një rol vendimtar edhe në transferimin e Cristiano Ronaldos në Torino. Menaxheri portuguez krenohet me James Rodriguez, në listën e gjatë të klientëve të tij të këtij niveli.

Këto ditë, Mendes është në Dubai për “Globe Soccer Awards”, së bashku me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici. ”Corriere dello Sport” njofton se një takim i mundshëm mes palëve mund të ndodhë në Dubai, për të kuptuar se deri ku mund të shkohet me këtë operacion.

“Zonja e Vjetër” do të përbënte një zgjidhje mjaft të pranueshme për James Rodriguez, i cili, në këtë mënyrë, do të mbetej në një klub elitar europian.

Related posts

“PAQUETA NË MERKATO”/ Pioli: Rebic ndjen keqardhje! Mbi Tonali dhe Diaz…

Delo.autor

Ronaldo votohet lojtari më i mirë i Kupës së Botës në shekullin e 21-të

Sadik.Autor

LIVE/ Spal-Milan, Kessie dyfishon shifrat për “Kuqezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment