Futboll Premier League Sport

PA TRE TITULLARË NË EKIP/ Befason Pochettino: Kam më shumë sulmues nga sa mendoni

Skuadra e Tottenham do të luajë të enjten (24 janar) ndaj Chelsea në Carabao Cup, një ndeshje delikate për skuadrën e trajnerit Mauricio Pochettino, që vjen në një moment aspak të mirë. Dëmtimet e Harry Kane dhe Dele Alli si dhe largimi i Son Heung-Min në kombëtare kanë bërë që skuadra e Tottenham të gjendet pa 3 sulmuesit titullarë. Por për trajnerin argjentinas ky nuk është një problem, pasi ai ka sërish zgjidhje.“Nuk është vetëm Llorente ai që mund të luajë tani në sulm. Ndaj Chelsea rikthehet Lucas Moura dhe fare mirë ai mund të luajë në repartin e avancuar. Pra, kam shumë sulmues. Unë gjithnjë kam zgjidhje për problemet e mia”, tha Pochettino para kësaj sfide.

Më tej, trajneri argjentinas thotë: “E pranoj që ky është një moment delikat, pasi janë dy dëmtime të rëndësishme që vijnë njëri pas tjetrit, por duhet të shohim përpara”, tha Pochettino.

Ai pranon se strategjia e skuadrës së tij nuk do të ndryshojë në merkaton e janarit edhe pse Alli do të mungojë për një muaj dhe Kane dy muaj. “Jam gati të improvizoj në çdo moment. Edhe pse më mungojnë Kane dhe Alli kam të tjera zgjidhje. Duhet t’i shohim pozitivisht gjërat”, u shpreh Pochettino. Skuadra e Tottenham e fitoi 1-0 ndeshjen e parë ndaj Chelsea, pas një penalltie të dyshimtë të realizuar nga Kane.

Related posts

SUPER NATA E PORTIERËVE/ Mrekulli ndaj Messit, por edhe Ter Stegen. Dinamo gjen golin (VIDEO)

Delo.autor

INTER-JUVENTUS/ Luhet dueli i 239-të, shikoni statistikat për Derbin e Italisë…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja sa do të vlente “Fenomeni” në tregun e sotëm të transferimeve

Delo.autor

Leave a Comment