Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES NDAJ BURTON/ Ja çfarë i ka rezervuar Guardiola kundërshtarit sot…

Manchester City ka udhëtuar drejt Burton, me të cilët do të përballet për sfidën e dytë të Carabao Cup, sot në 20:45. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin tenistik 9-0 në “Etihad Stadium”.

Të gjithë kishin menduar se për ndeshje Guardiola do të linte në shtëpi yjet e skuadrës së tij, por spanjolli nuk fal asnjë detaj. Ekipi ka udhëtuar me tren për dy orë derisa ka mbërritur në destinacion, teksa në stacionin e trenit janë fotografuar të gjithë lojtarët që kanë udhëtuar për këtë ndeshje.

Aguero, De Bruyne, Mahrez, Jesus apo Walker e Zinchenko kanë udhëtuar të gjithë me skuadrën dhe do jenë të gatshëm për të luajtur në këtë transfertë. Për këtë ndeshje Guardiola ka marrë me vete edhe talentet e rinj si Foden, Nmecha, Bolton dhe Sandler. Bashkë me pjesën tjetër të skuadrës ka udhëtuar edhe portieri i dytë i Kosovës, Arijanet Muriq, i cili mund ta nisë ndeshjen si titullar sot.

Të vetmit që nuk kanë udhëtuar me skuadrën janë portieri Bravo dhe mbrojtësi Kompany, të cilët janë të dëmtuar. Pavarësisht kundërshtarit inferior dhe rezultatit të ndeshjes së parë, Guardiola i ka marrë me vete të gjithë lojtarët duke mos i lënë pushim edhe pse pjesa më e madhe e tyre priten të jenë në stol.

Related posts

Dikur pjesë e Man United, sot nuk do ta besoni skuadrën e re të Anderson

Sadik.Autor

FSHF publikon kalendarin e KUPËS/ Ja përballjet dhe turet e skemës së re (E PLOTË)

Isa.Autor

Sindrit Guri shkëlqen në Belgjikë, dy gola në ndeshjen e parë me Ostenden

Isa.Autor

Leave a Comment