Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA JUVENTUSI/ Kuadvo Asamoa: Nëse doja mund të qëndroja, por mendova të….

Kuadvo Asamoa këtë verë vendosi që nga Juventusi të kalonte tek Interi. Ishte një lëvizje jo shumë e bujshme në merkaton e skuadrave italiane dhe nuk tërhoqi aq shumë vëmendjen e mediave, pasi u sfumua nga blerjet e mëdha që bardhezinjtë bënë.

Në një intervistë për “Football-Italia.net”, ganezi ka sqaruar arsyet pse e çuan atë në Milano. “Kam pasur mundësinë të zgjasja kontratën time me Juventusin dhe nëse doja mund të qëndroja, por kur mendova të ardhmen mendova se nuk është më e mira për mua. Vendosa të shkoja në një klub ku do të kisha më shumë hapësira. Gjithashtu është më sfiduese kur përballesh me një gjë të re në jetë.  Është shumë e rëndësishme që të përfshihesh. Tek Interi kanë treguar se më duan me të vërtet, gjë që më bëri të lumtur dhe krenar”, ishin fjalët e lojtarit zikaltër.

Kujtojmë se Asamoa me Juventusin ka luajtur 6 sezone dhe ka fituar po aq kampionate, ndërkohë ka fituar dhe 4 Kupa Italie.

Related posts

MERKATOJA E INTERIT VAZHDON/ Përgatit planin për Modric dhe vendos duart tek talenti brazilian

Delo.autor

10 lojtarët të cilët ndryshuan rol gjatë karrierës dhe shkëlqyen!

Sadik.Autor

VIDEO/ Barcelona pritet me brohoritje në Madrid: Rroftë Spanja

Delo.autor

Leave a Comment