Futboll La Liga Sport

PAS BLERJES SË DIAZ/ 4 marrëveshjet e reja që mund të arrijë Real Madridi këtë javë

Real Madrid ka siguruar tashmë firmën e Brahim Diaz për rreth 25 mln euro nga Manchester City, por qarkullojnë zëra se ka disa objektiva të tjerë. Më poshtë keni katër emra konkretë, tre që mund të afrohen dhe një që mund të largohet nga Santiago Bernabeu.

VJEN: Exequiel Palacios (nga River Plate)

Agjenti i Palacio-s, Renato Corsi, është shprehur për spanjollen Marca javën e kaluar se shumë shpejt do të vijë një ofertë formale për lojtarin. Ai është 20 vjeç dhe luan në mesin e fushës. Palacio është krenar për interesin e Los Blancos.

“Jam krenar që Real Madrid ka shfaqur interes për mua. Është e vështirë të largohesh nga gjithë ato gjëra që thotë shtypi. Mundohem të jem i qetë dhe të shijoj momentin.”

VJEN: Eden Hazard (nga Chelsea)

Hazard te Real ishte një nga thashethemet më të përfolur të vitit të kaluar. 28-vjeçari më parë ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën e bardhë të gjigantëve spanjollë, të cilët janë akoma në kërkim të zëvendësuesit të Cristiano Ronaldo-s.

Chelsea kërkon ta mbajë me çdo kusht belgun, teksa kontrata aktuale i skadon në vitin 2020. Real duhet të bëjë një ofertë të shëndetshme për të bindur londinezët të shesin yllin e ekipit. Një transferim në verë mbetet një opsion më i mundshëm, por nuk përjashtohet një ofertë surprizë duke parë formën e mirë që po kalon Hazard.

VJEN: Christian Eriksen

Erisken është një tjetër emër që vjen nga Premier League që Real thuhet të jetë duke monitoruar. Luka Modric tashmë është 33 vjeç dhe klubi madrilen ka nisur kërkimin për pasardhësin e tij. Ylli danez është një lojtar kyç i Tottenham, por kontrata e tij përfundon në fund të sezonit të ardhshëm. Independent raporton se Real kërkon njërin mes Eriksen dhe Hazard për të qenë fantazisti i ekipit, por e sheh mesfushorin e Spurs si një objektiv më të lehtë.

IKËN: Isco (te Juventus, Man City ose Chelsea)

Raportet në Itali pretendojnë se Juventus po ngul këmbë për transferimin e Isco-s, megjithëse është shumë mirë në mesin e fushës. Chelsea dhe Manchester City gjithashtu kanë shprehur dëshirën për të blerë yllin  Los Blancos, i cili nuk është më i pashitshëm.

Related posts

ZYRTARE/ Sulmuesi Krasniqi surprizon me klubin e ri, transferohet në Premier tek… Newcastle

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR MANCESTER UNITED/ Lojtari i “djajve të kuq” infektohet me COVID-19

Delo.autor

ZYRTARE/ 3 lojtarë i infektuar me COVID-19, pezullohet ndeshja e sotme në Nations League

Delo.autor

Leave a Comment