Futboll Sport

NDALEN KAMPIONËT E ITALISË/ Chiesa “skuqet” në debutim, “Zonja e Vjetër” ngec edhe ndaj Crotones

Juventus ngec sërish në ttansfertë, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Crotones së ngjitur rishtazi në elitën e futbollit italian.

Pa Cristiano Ronaldon në fushë, bardhezinjtë vuajnë jo pak në ndërtimin e manovrës sulmuese, ndërsa aventura e Pirlos si trajner është larg pritshmërive, pasi Juventusi i tij ka marrë vetëm 5 pikë në tre ndeshje të luajtura në fushë.

Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, që pas një aksioni tē shpejtë, fituan një 11-metërsh në minutën e 12′, pas një faulli të Bonuccit në zonë, ndërsa qendërmbrojtësi bardhezi u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Nga pika e penalltisë shkoi sulmuesi kryesor i Crotones, Simmy, i cili gjuajti saktë dhe mposhti Buffon, duke u dhënë vendasve avantazhin, që gjithsesi zgjati vetëm 9 minuta.

Kjo sepse Juventus shtoi presionin dhe pas njē aksioni të shpejtë nga krahu, ishte sulmuesi i afruar rishtazi në Torino, Federico Chiesa që shërbeu saktë për Moratën dhe ky i fundit shtyu topin në rrjetë duke barazuar shifrat.

Megjithatë debutimi i ish sulmuesit të Fiorentinës u prish në minutën e 60′, kur pas një ndërhyrjeje me takë në gjysmëfushën kundërshtare, u ndëshkua direkt me karton të kuq dhe la bardhezinjtë me 10 futbollistë.

Pirlo provoi të freskojë skuadrën dhe ndonëse me 10 futbollistë, Juventusi ia doli të shënojë edhe golin e dytë me Moratën nē minutën e 79′, por pas pak çastesh pritjeje, VAR e anuloi për një pozicion jashtë loje milimetrik të sulmuesit spanjoll.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi barazimin 1-1, që është i dyti në 3 ndeshje të Juventusit, me bardhezinjtë që ngjiten nē kuotën e 8 pikēve edhe falē fitores 3-0 ndaj Napolit, në tavolinë.

Related posts

NGRITI TIFOZËT “KUQEZI” NË KËMBË/ Shikoni driblimin e Castillejo prej “magjistari” (VIDEO)

Delo.autor

BRIGHTON – LIVERPOOL/ “Topçinjtë” kërkojnë fitoren e radhës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE/ Semedo tek Wolves. Portugezi i shtati mbrojtës krahu më i shtrenjtë në Premier

Delo.autor

Leave a Comment