Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ CRYSTAL PALACE/ Salah përfundon nën akuzë, njëlloj si Neymar

“Patetik!”. Kështu Kevin Kilbane, ish-futbollist i Irlandës së Veriut me eksperiencë të gjatë në Premier League, e ka cilësuar egjiptianin e Liverpool, Mohamed Salah, të akuzuar se rrëzohet me shumë lehtësi në fushë. Episodi që ngjalli reagimin e irlandezit ndodhi gjatë fitores së Liverpool me rezultatin 4-3 kundër Crystal Palace, në të cilën egjiptiani realizoi dy gola. Futbollisti i klasit botëror i “Të Kuqëve” përfundoi nën akuzën e Kilbane veçanërisht për një duel me Sakho, në të cilin Salah, sipas irlandeziut, u rrëzua me shumë lehtësi.

“Është patetik, nuk duam ta shohim tek asnjë futbollist një sjellje të ngjashme”, deklaroi Kilbane. Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi i Liverpool përfundon nën akuzë për të njëjtën sjellje. Kishte ndodhur më parë edhe në ndeshjet ndaj Newcastle dhe Arsenal, të zhvilluara respektivisht më datë 26 dhjetor dhe 3 janar.

Në ato raste, në mbrojtje të Salah ka dalë shoku i tij i skuadrës, Andy Robertson, i cili deklaroi: “Mohamed nuk është ai tim futbollisti”. Në Angli, sjellja e futbollistit të klasit botëror që luan te Liverpool, po nis të shkaktojë debat, duke bërë të rikujtohet çështja në të cilën Neymar u bë protagonist gjatë Kupës së Botës, të zhvilluar në verë në Rusi.

Related posts

CHAMPIONS/ I jashtëzakonshëm, Neymar realizon “MAGJINË” e radhës ndaj Basaksehir (VIDEO)

Delo.autor

Patrick Vieira shpjegon pse Franca e fiton Kupën e Botës në “Rusi 2018”

Isa.Autor

ASKUSH SI BYLIS/ Ballshiotët vendosin rekord gjatë bojkotit të kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment