Futboll Shqipëri Sport

FUTBOLLI KTHEHET I PËRULUR PËR VIKTIMAT E TËRMETIT/ Një minutë heshtje dhe shiritin e zi në krah

Vragat që la 26 nëntori në mendjen dhe shpirtrat e shqiptarëve do të duan kohë që të zhbëhen. Por pavarësisht çdo gjëje, jeta duhet të vijojë të ecë para, por natyrisht duke e mbajtur kokën pas për ata që ikën para kohe dhe për ata që ajo tragjendi la në mes të rrugëve. Edhe futbolli është solidarizuar me dhimbjen, si çdo fushë tjetër e jetës, ndaj as sot nuk do të bëjë përjashtim

Kategoria Superiore do të rinisë sot dhe bashkë me të dhe kategoritë e ulëta, por në çdo stadium në vend do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të viktimave të tërmetit dhe shiriti i zi në krah.

Në orën 13:30 do të zhvillohen takimet Bylis-Partizani dhe Luftëtari-Vllaznia, ndërsa në orën 16:30 do të zhvillohet ndeshja Tirana-Kukësi, sfida të vlefshme për javën e 14-të të superiores, javë që do të kompletohet me takimet e nesërme Laçi-Flamurtari 13:30 dhe Teuta-Skënderbeu 16:30.

Related posts

LIVE/ Nis sfida mes Liverpool dhe Newcastle

Delo.autor

E QUAJNË “TARZANI”/ Ka qenë pastrues rrugësh, u lidh me të venë e shokut. Historia e trajnerit që shokoi Argjentinën

F.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Nica: Dua rezultat pozitiv, fitorja e rivalëve na shton presionin

Delo.autor

Leave a Comment