Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAMIT/ Solskjaer vendos rekord: Ky ishte plani, na lejohet të kemi atë portier

Vetëm 6 ndeshje në drejtimin e Manchester United dhe i kanë mjaftuar legjendës së “Djajve të Kuq” për të vendosur rekordin, tashmë si trajner i ekipit nga “Old Trafford”. Ole Gunnar Solskjaer është trajneri i vetëm në historinë e Manchester United që fiton 6 ndeshjet e para. Ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq” ka bërë që pas 6 ndeshjesh nën drejtimin e tij, Man.United të jetë skuadra më në formë në Premier League, ndërkohë që ka regjistruar edhe rastin e parë që ekipi nga “Old Trafford” siguron dy ndeshje të njëpasnjëshme pa pësuar gol. Janë pikërisht këto statistikat mbresëlënëse në favor të Solskjaer dhe Manchester United, që kanë bërë bujë menjëherë pas hipotekimit të fitores së “Djajve të Kuq” në transfertë ndaj Tottenham, me rezultatin 0-1, falë golit të Rashford.

“Është fantastike të fitosh ndaj Tottenham në transfertë. U desh të mbaheshim aty dhe të shtrngoheshim pak në pjesën e dytë, por na lejohet të kemi një portier të mirë. Kur ke shpejtësinë dhe shpërthimin e Anthony Martial e Marcus Rashford, si dhe zgjuarsinë e Paul Pogba e Jesse Lingard, plani ishte të sulmonim me furi. Marcus realizoi golin në mënyrë të shkëlqyer dhe pasimi nga Paul ishte gjysma e golit”, komentoi trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer pas fitores 0-1 ndaj Tottenham.

“Ne e kishim parë Tottenham të luante dhe menduam se do të ishte plani i duhur. Ne kemi plane të ndryshme ndaj ekipeve të ndryshme. Besoj se dëshmuam që ndodhemi këtu për të garuar, veçanërisht në pjesën e parë”, vijoi trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq”.

‘De Gea ishte fantastik. Normalisht kur bën 11 pritje shpëtuese është një performancë e jashtëzakonshme, por pavarësisht të gjithave, dy prej tyre ishin të mbresëlënëse, ndërsa të tjerat janë normale që David t’i ndalte. Ne mbrojtëm mirë si skuadër dhe kur luan kundër Harry Kane, është e sigurtë që do të testohesh. Sot ishte një performancë e skuadrës në tërësi. Unë e di pse ndodhem këtu dhe cili është përshkrimi i punës time, ndaj do të bëj maksimumin për të ndihmuar ekipin. Ne te Manchester United presim të fitojmë çdo ndeshje”, deklaroi trajneri i Manchester United, Solskjaer për “Sky Sports”.

Related posts

Manchester United ka kthyer interesimin për mesfushorin francez të Juventusit, Blaise Matuidi

Q.Autor

FESTOI ME “SHQIPONJË”/ Federata ANGLEZE merr vendimin për MUSTAFIN

Isa.Autor

JUVENTUS VAZHDON TË MBIZOTËROJË/ Ronaldo, si një “rrul” që shtyp çfarë i del përpara… radhën e ka Napoli

Delo.autor

Leave a Comment