Futboll La Liga Sport

“PLESHTI” SHKRUAN HISTORINË/ Barcelona bën detyrën e radhës

Lionel Messi është bërë lojtari i parë në histori që ka shënuar 400 gola në kampionatin spanjoll.

Ai është vetëm lojtari i dytë që ka arritur këtë shifër të frikshme në pesë kampionatet kryesore të Europës pas Cristiano Ronaldo-s (409), por argjentinasit i janë dashur 63 ndeshje më pak.

Ndërkohë Barcelona ka fituar 3-0 ndeshjen e javës së 19-të në La Liga ndaj Eibar që ndodhet në vendet e fundit të renditjes.

Përveç atij të Messi-t, dy golat e tjerë janë shënuar nga Luis Suarez, i cili është ngjitur në vend të dytë të listës së golashënuesve më të mirë të kampionatit me 14 gola.

Messi është në krye me 17 gola të shënuar këtë sezon.

Related posts

YJET E INTERIT NË ANKAND/ Nga Barella te Brozovic, vërshojnë ofertat

F.autor

PROVIMI FALS I ITALISHTES/ Prokurori Federal merr vendim për Luis Suarez

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Shënoi, por nuk festoi. Futbollisti rus i Atalantës solidarizohet me… Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment