Futboll Seria A Sport

PAS FITORES SË SUPERKUPËS/ Ronaldo: Është i pari nga katër objektivat, por jo më kryesori

I intervistuar menjëherë pas ndeshjes së Superkupës së Italisë, të përfunduar me fitoren 1-0 të Juventus ndaj Milan, ylli portugez i bardhezinjve, Cristiano Ronaldo që shënoi golin e vetëm të takimit foli për trofeun e parë që merr në Itali. “Është e vërtetë që ishte një ndeshje e vështirë, patëm shumë raste. Jam i lumtur që shënova golin e fitores, sikurse dhe për titullin e parë me Juventusin. Jam shumë i lumtur”, deklaroi Ronaldo.

“Është i pari mes katër objektivave, por t’i marrim hap pas hapi. Sot fituam Superkupën, tani punojmë për trofeun tjetër. Objektivi kryesor i Juventus është kampionati. Është një garë e gjatë, por jemi të qetë në mënyrë që të fitojmë. Dedikimi im shkon për tifozët e Juves, për klubin, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që duan Cristianon”, deklaroi CR7.

Related posts

Bonucci drejt largimit/ Ja si tenton ta bindë trajneri Gattuzo

Isa.Autor

Diego Costa shfaqet “dinak”, kalon Spanjën në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

Laçi merr një barazim me “shije” fitoreje/ MËRGJYSHI e thotë qartë: Goli nuk ishte rastësi, UZUNI mund…

Isa.Autor

Leave a Comment