Futboll Seria A Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ MILANIT/ Allegri: Ju tregoj ku gabuam, Ronaldo për këtë erdhi

I intervistuar pas triumfit ndaj Milan, që i mundësoi Juves të ngrejë trofeun e Superkupës së Italisë në qiellin e Arabisë Saudite, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri preferoi të ndalet jo vetëm tek suksesi, por edhe tek gabimet e të tijve. “Ishte një ndeshje zbavitëse me disa raste. U përballëm me një Milan cilësor që na krijoi vështirësi. Për ta mbyllur ndeshjen mund të kishim bërë edhe më mirë. Bënte shumë nxehtë, ishte e dyta pas pushimit, edhe kjo deçizive pas Bologna-s. E fituam me tru”, komentoi Allegri.

“Në lidhje me Ronaldon themi gjithmonë të njëjtat gjëra. E morëm sepse është vlera e shtuar e skuadrës. Është më i miri, bëri gol, ndërkohë që edhe më parë Pjanic kishte gabuar për atë. Bëri shumë mirë. Pësuam tre kundërsulme një kundër një. Nevojitej të zgjateshim në fushë për tu afruar në zonën e tyre. Ata u rinisën, ndonëse pa rrezikshmëri, por të vraposh për të rikuperuar prapa nuk është maksimumi”, vijoi trajneri bardhezi.

“Milan bëri një ndeshje të mirë, ndërsa ne gabuam shumë në mbajtjen e topit. Fillimisht u treguam të ngadaltë, më pas disi të nxituar në finale në pasimin e fundit. Edhe Douglas Costa bëri shumë mirë. Ka shumë shpirt gare, njëlloj si e gjithë skuadra. Bernardeschi dhe Khedira u futën mirë dhe me dëshirë, sidomos Sami. Do të thotë shumë për të ardhmen. Dybala bëri mirë mes vijave, duke na dhënë një dorë. E kanë ndalur në goditje dhe në golin e anuluar bëri një lojë të bukur”, deklaroi trajneri Allegri për “Rai Sport”.

Related posts

Guardiola NUK SHKON tek Argjentina, por ”nxënësi” i tij është një alternativë

Isa.Autor

NGA EMERY TEK PEP GUARDIOLA/ Njihuni me trajnerët më të paguar në Permier League

Delo.autor

PËSOI 3 GOLA NGA INTERI/ Inzagi: S’mbaj mend ndonjë pritje të STRAKOSHËS

Isa.Autor

Leave a Comment