Futboll La Liga Sport

PEREZ I KËRKON RIKTHIMIN NË “BERNABEU”/ Mourinho mbetet ende “PENG” i Manchester Unitedit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do që Jose Mourinho të kthehet në “Santiago Bernabeu”, por duhet të presë, derisa të vijë lamtumira e artë e portugezit me Ed Woodward.

Mourinho do të marrë rreth 15 milionë euro nga Manchester Unitedi për prishje të njëanshme të kontratës nga klubi anglez. Nëse zgjedh një klub tjetër për të vazhduar karrierën, atëherë kjo klauzolë bie, por këtë kënaqësi nuk ka ndërmend t’ia lejojë Woodward një trajner si Jose Mourinho.

Nuk përbën më sekret se ai është kontaktuar tashmë nga Real Madridi për një kthim në “Bernabeu”. Gjigantët spanjollë janë aktualisht nën drejtimin e trajnerit të tyre të dytë në këtë sezon dhe po vuajnë në vendin e pestë në klasifikimin aktual, me 10 pikë prapa kryesuesve të Barcelonës pas humbjes 2-0 ndaj Real Sociedad.

Tani, presidenti Florentino Perez dëshiron që Mourinho, 55 vjeç, të marrë në dorë frenat e drejtimit të të tijve, pasi e ka provuar në këtë rol edhe më parë. Trajneri portugez u ul në stolin e “Los Blancos” në vitin 2010 dhe fitoi “Copa del Rey”, si dhe mundi Barcelonën e drejtuar nga Pep Guardiola në garën për titullin e La Liga-s, më 2012.

Mourinho u largua pas sezonit 2012-2013 si pasojë e një revolte të lojtarëve në dhomën e zyhveshjes, por Perez nuk donte që ai të dorëzohej e të ikte. Palët kanë mbetur miq të mirë, me marrëdhënie të afërta, qysh atëherë.

Presidenti Perez beson se Mourinho është njeriu që mund ta ringjallë klubin madrilen, pavarësisht dështimit të tij të fundit te Manchester United. Që prej shkarkimit më 18 dhjetor 2018, Mourinho ka pasur katër oferta pune; duke përfshirë një kthim te Benfica, skuadër të cilin e ka menaxhuar shkurtimisht në vitin 2000, të cilën e refuzoi.

Ashtu siç është situata, Mourinho nuk mund të pranojë asnjë ofertë për momentin, kur ende po përpiqet të zgjidhë çështjen e pagës (dëmshpërblimit) të tij me klubin nga “Old Trafford”. Agjenti i “Special One”, Jorge Mendes, ka kërkuar një takim me zv.kryetarin ekzekutiv, Ed Woodward, për të përmbyllur çdo detaj të “divorcit” të njëanshëm.

Ish-trajneri i Real Madrid, Inter dhe Chelsea, ndër të tjera, kaloi dy vite e gjysmë në krye të “Djajve të Kuq”, duke fituar Kupën e Ligës dhe “Europa League”. Ai e udhëhoqi klubin anglez në finalen më të madhe, që nga koha kur Sir Alex Ferguson u largua nga drejtimi i tij. Ole Gunnar Solskjaer ka marrë vendin e punës së portugezit, edhe pse në ënyrë të përkohshme, duke fitoi pesë ndeshjet e para.

Related posts

ZYRTARE/ Rikthehet në Brazil pas 15 viteve, ish-lojtari i Italisë arrin marrëveshjen me klubin…

Delo.autor

PO NDJEK FATIN E ROBBEN/ Coman i mallkuar, sërish DËMTIM TË RËNDË dhe OPERACION

Isa.Autor

JUVENTUS-MILAN/ Gjesti i bomberit Ibrahimovic “çmend” tifozët para ndeshjes në “Allianz Stadium” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment