Futboll

MERKATO E BUJSHME/ Kërkesë e yllit të Liverpool, dëshiron Haaland në ekip

Erling Haland është kthyer në lojtarin më të kërkuar këtë merkato, ku shikohen se shumë ekipe të mëdha europiane do të kërkojnë shërbimet e djaloshit në verën e ardhshme.

Kësaj gare tashmë i është futur dhe Liverpuli, pas një kërkese nga ylli i tyre Momo Salah.

Sipas Sky Gjermani, sulmuesi i skuadrës së Liverpul ka kërkuar që ekipi i tij të forcohet me më shumë emra të mëdhenj në merkato, nëse ata duan të konkurojnë për më shumë në të ardhmen.

Emri i parë që është në listën e Jurgen Klop është ai i Erling Haland, i cili në verë do të ketë një klauzolë prej 75 milion eurosh. Tani dhe Liverpuli është bërë pjesë e garës për 21-vjeçarin norvegjez, së bashku me ekipet e Real Madrid, PSG, Mançester Siti e Mançester Junajtid.

Gjithashtu dhe Klop ka shfaqur interes për djaloshin në fillim të këtij sezoni, ku është shprehur se do t’i pëlqente shumë të kishte nën urdhrat e tij dhe se e ka konsideruar si një forcë të natyrës

Related posts

E PAPRITUR/ Messi rikthehet në stërvitje me Barcelonën, ka një kleçkë!

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ “Çmendet” Manchester United, ëndrra kushton 130 milionë euro (EMRI)

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Fitoren me të thellë e kanë me Shqipërinë, ja çfarë duhet të dini për Andorrën…

Delo.autor

Leave a Comment