Futboll La Liga Sport

PËRKEQËSOHET SITUATA TEK BACELONA/ Një gafë mund të shkatërrojë yllin e ekipit

Malcom duhej të ishte një yll, por po kthehet në një problem. Barcelona priste shumë nga braziliani, i cili iu vodh Roma-s verën e kaluar. Gjithsesi, braziliani ka bërë shumë pak deri tani me katalanasit: një gol në Champions kundër Inter-it, tjetrin në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit kundër Cultural Leonesa.

Shumë pak për një lojtar që ka kushtuar më shumë se 40 milionë euro. Mes qëndrimeve në tribunë dhe golave të humbur, situata është përkeqësuar dhe Barcelona tani është në ankth. As Kupa e Mbretit nuk ka qenë në gjendje ta ringjallë brazilianin, i cili ka dalë i shkatërruar nga fusha pas transfertës së katalanasve në fushën e Sevilla-s në takimin e parë të fazës çerekfinale.

 

Gjithçka për faj të një gafe me portën e boshatisur pas kalimit me sukses të portierit kundërshtar në  fundin e pjesës së parë, kur ndeshja ishte akoma 0-0. Lojtari e ka shprehur gjithë zhgënjimin e tij në  fushën e lojës, duke qëndruar në tokë për disa sekonda me kokën ulur. Në pjesën e dytë Sevilla ka kaluar në avantazh me Sarabia (Ben Yedder ka fiksuar shifrat në 2-0) dhe braziliani është ulur në  stol nga Valverde, që e ka zëvendësuar me Coutinho-n.

Sipas disa burimeve anonime që kanë folur për “Mundo Deportivo”, ai gol i gabuar e ka rënduar lojtarin në aspektin psikologjik. Nuk është hera e parë që braziliani gabon dy hapa larg portës, duke parë se i ka ndodhur edhe në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Kupës së Mbretit në fushën e Levante-s.

Edhe në atë rast gabimi ka ndëshkuar Barçën, që e ka humbur ndeshjen 2-1 dhe ka qenë e detyruar ta përmbysë në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Camp Nou” (3-0). Edhe me Sevilla-n do të duhet të bëjë të njëjtën gjë, por këtë herë do të jetë më e vështirë, duke parë nivelin e kundërshtarit. Malcom e di mirë këtë dhe nuk arrin të gjejë paqe.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Liverpool sfidon Bayern dhe Barcelona-n për talentin e ri gjerman…

Delo.autor

LAJMI I FUNDIT/ Nuk ka dyshime, INTER vesh zikaltër nënkampionin e botës

Isa.Autor

LIVE/ Brazil-Peru, starton finalja e Copa America në “Marakana”

Delo.autor

Leave a Comment