Futboll Seria A Sport

INJORON “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Ylli i Atalanta-s: Në Serinë A ka lojtarë më të fortë…

Ruslan Malinovskyi, fantazist i Ukrainës dhe Atalanta-s, ka dhënë një intervistë interesante për kanalin Youtube Вацко Live.

“Lojtari më i fortë i Serisë A? Sigurisht nuk do të them Ronaldo. Seria A ka shumë lojtarë më të fortë se ai”, ka thënë 28-vjeçari.

“Por mund të them se lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur është padyshim Muriel. Një lojtar i pabesueshëm. Nëse gjërat do të kishin shkuar ndryshe, do të kishte luajtur për një skuadër si Barcelona”.

Në lidhje me kundërshtarët:

“Mes kundërshtarëve që më pëlqejnë më shumë është Zielinski i Napoli-t. Mendoj se është një futbollist shumë i fortë: është një lojtar që lëviz shumë, teknik dhe i zgjuar. Është shumë i vështirë të luash kundër tij. Seria A ka shumë lojtarë të fortë, por mua më pëlqen Zielinski”, ka përfunduar Malinovskyi.

Related posts

Zyrtare/ Atalanta nënshkruan me mesfushorin polak

Sadik.Autor

MESSI HISTORIK/ Barcelona ia bën “8 me 2” Huescas në “Camp Nou”

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Sheiku nuk ndalet në merkato, nënshkruan me talentin e Ajax… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment