Futboll Premier League Sport

“PO FLIJA NË…”/ Pochettino: Kur isha 13 vjeç, Bielsa u fut në dhomën time dhe…

“Ato këmbë janë vërtetë këmbë të bukura. Duken si këmbë të një futbollisti të mirë”. Kur i vardisesh dikujt, ndonjëherë gënjeshtrat pa qeder, mund të të leverdisin. Për t’u dukur edhe më bindës, për të transmetuar brenda atij që ke përballënjë ndjenjë besimi. Mes Marcelo Bielsa dhe Mauricio Pochettino, sot trajnerë respektivisht të Leeds United e Tottenham, duhet të ketë shkuar pak a shumë kështu, një mbrëmje të shumë viteve më parë.

Në kohët e Newell’s Old Boys, “El Loco” kishte në mendje një plan për të transformuar atë klub të vogël, në një prej më konkuruesve të vendit, dëshironte një skuadër që të përballej me të gjithë, duke nisur nga mjetet dhe burimet në dispozicion.

Ai që punonte me atë në atë periudhë, tregon për udhëtime të gjata nëpër Amerikën e Jugut, në kërkim të futbollistëve që të bënin për objektivat e tij. Futbollistë të rinj, kuptohet. Që do të mund të bëheshin të mëdhenj në pak kohë: Mauricio Pochettino ishte njëri prej tyre.

I intervistuar nga “ESPN Brazil”, trajneri i Spurs-ave ka rrëfyer se si Bielsa i ka ndryshuar jetën, kur ishte vetëm 13 vjeç: “Po flija në shtratin tim, kur në mes të natës, dikush i ra ziles së derës. U zgjova. Ishin Jorge Griffa dhe Marcelo Bielsa: “El Loco”, që për mua nuk është aspak i çmendur. Ai kërkoi të më shihte këmbët. Tha se ishin këmbët e një futbollisti të mirë. Ishte një gënjeshtër e qartë, por shërbente vetëm për të nisur tratativat. Më pas i kërkuan prindërve të mi që të transferoheshin në Rosario, 200 kilometra nga shtëpia, ose që të më lejonin të jetoja atje”.

“Shkonin vërdallë në gjueti të talenteve, në atë moment quheshin krijues të një stili të ri. Objektivi ishte ai që të ndërtonin një skuadër të madhe nga Newell’s Old Boys”, vijoi Pochettino, i cili hodhi pikërisht aty hapat e tij të parë, përpara se të transferohej në futbollin europian, për të veshur fanellat e Espanyol, PSG dhe Bordeaux. “El Loco” kishte goditur në shenjë.

Related posts

Aleksandër Kolarov

Sadik.Autor

“BERNABEU” I RI ËSHTË “ANIJE KOZMIKE”/ Nga ndeshjet e futbollit tek ato të basketbollit dhe tenisit (VIDEO)

Delo.autor

“NJË FALENDERIM I PËRZEMËRT PËR…”/ Fituesi i Champions me Milanin rikthehet në stol!

Delo.autor

Leave a Comment