Futboll Sport

PO KALON DITËT E FUNDIT TEK NICE/ 3 milionë euro për 17 ndeshje, Balotelli pranë “dashurisë së verës”

Mario Balotelli po kalon ditët e fundit me fanellën e Nice, sulmuesi italian do të largohet nga kjo skuadër për të mbetur sërish në Francë. Është Olimpic Marseille që do finalizojë operacionin e nisur që në verë për të marrë sulmuesin italian.

Në fakt ka qenë një dëshirë e madhe e trajnerit Rudi Garcia dhe e presidentit Frank Mccourt, i cili do të jetë në stadium ditën e premte në ndeshjen kundër Lille.

L’Equipe ka bërë me dije se ky operacion do i kushtojë 3 milionë euro klubit nga “Velodrome” dhe Balotelli do jetë në dispozicion të Garcias për 17 ndeshje, deri në fund të këtij sezoni.

Sipas informacioneve të dala në media, sulmuesi do të bashkohet menjëherë me skuadrën e re dhe mendohet se do jetë në fushë që në ndeshjen kundër Lille.

Related posts

Arsenal 3:2 Southampton, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

“NUK ANKOHEM PËR KARRIERËN TIME”/ Mesfushori Gundogan zbulon dy idhujt: Do të kisha dashur të luaja me ata

Delo.autor

GJUNJËZOHET TENISI NGA KORONAVIRUSI/ Anulohet turneu historik i “Wimbledon 2020”

Delo.autor

Leave a Comment