Futboll Premier League Sport

FITORJA NDAJ HUDDERSFIELDIT/ Guardiola, i sinqertë: Kurrë nuk kënaqem me lojtarët e mi

Manchester City mori një fitore të madhe në fundjavë, kundër Huddersfield, në sfidën përmbyllëse të këtij “stacioni” të Premier League. Megjithatë, Pep Guardiola nuk kalon në delir, përkundrazi, në konferencën për shtyp, pas ndeshjes, pohoi se “kurrë nuk është i kënaqur me lojtarët e tij”. “Qytetarët” janë ende në ndjekje të Liverpool-it në renditje, me të besuarit e Jurgen Klopp 4 pikë përpara.

Unë kurrë nuk jam i lumtur me lojtarët që stërvis, duhet të pranojmë realitetin. Jam i sinqertë me ta dhe u them atyre gjithnjë atë që ndiej. Nëse luajmë pjesën e dytë në të njejtën mënyrë si pjesën e parë, atëherë çdo gjë mund të ndodhë. Pjesa e dytë, sidomos 15 apo 20 minutat e para, ishin më të mira për ne, – pranoi trajneri katalanas.

– Ishte një ndeshje e vështirë, e denim; ritmi ynë nuk ishte mjaft i shpejtë, por do ta korrigjojmë edhe këtë. Nuk mund të them se kemi mungesë intensiteti, ose se nuk duam të konkurrojmë. Ne vetëm duhet ta menaxhojmë lojën pak në mënyrë më të njëtrajtshme, të mos kemi ulje e ngritje“. 

Related posts

SUKSESI ME LAZION/ Tekniku i Milanit: Jam i kënaqur, pas derbit filloi rrugëtim i ri

F.autor

HUMBI ME BRIGHTONIN/ Man United vendos PËRFUNDIMISHT për të ardhmen e Mourinhos

Isa.Autor

JUVENTUS VAZHDON TË MBIZOTËROJË/ Ronaldo, si një “rrul” që shtyp çfarë i del përpara… radhën e ka Napoli

Delo.autor

Leave a Comment